Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

HIV/AIDS

Përshkrime të përgjithshme për HIV/AIDS

Infeksioni HIV përhapet atëherë kur gjaku ose/dhe lëngjet trupore të një personi të infektuar, kontaktojnë me gjakun dhe/ose lëngjet e trupit të një personi tjetër

Infeksioni HIV, është sëmundje infektive, që shkaktohet nga virusi i pamjaftueshmërisë imunitare te njerzit (human immuno-deficiency virus, HIV). Nga virusi HIV, sistemi mbrojtës i organizmit shkatërohet duke rezultuar si dështim i tij për të luftuar kundër infeksionit. Sëmundja në stadin final është e njohur si AIDS-i (sindromi i fituar i pamjaftueshmërisë imunitare).

Rasti i parë është identifikuar në Los Angeles (USA) në 1981. Instituti “Pasteur” në vitin 1983, zbuloi virusin HIV duke e vlerësuar atë si shkaktar të AIDS-it. Kjo sëmundje u quajt “AIDS” në vitin 1984. Testi për të zbuluar praninë e virusit, quhet “HIV test”.

Disa njohuri mbi infeksionin HIV

Në stadin fillestar të sëmundjes, më shumë se 60% e pacientëve mbeten pa shenja. Rreth 1 deri në 3 javë pas infektimit, tek shumica e rasteve mund të zhvillohen shenja të ngjashme me gripin të shoqëruara me temperaturë që edhe kjo mund të zgjazë nga 1 deri në 3 javë.

Virusit HIV i duhen së paku 3-6 muaj që të bëhet i zbulueshëm në gjak. Kjo kohë e cila matet nga hyrja e virusit në organizëm, quhet periudha e dritares. Në disa raste personi mund të mbetet në stadin e mësipërm për më shumë se 15 vjet, pa zhvilluar asnjë shenjë apo simptomë. Që nga marrja e virusit, 50% rasteve e zhvillojnë AIDS-in pas 8 vjetësh, ndërsa pjesa tjetër pas 15-të vjetësh. Derisa të çfaqet AIDS-I, nuk bëhet asnjë mjekim. Në vëndet e zhvilluara një person me AIDS mundet të jetë aktiv për 3 vjet, ndërsa në vëndet në zhvillim deri në një vit.

Si transmetohet virusi HIV?

Infeksioni HIV, përhapet atëherë kur gjaku ose/dhe lëngjet trupore të një personi të infektuar, kontaktojnë me gjakun dhe/ose lëngjet e trupit të një personi tjetër.

Mënyrat e transmetimit janë:

Kontakti seksual

Virusi mund të kalojë nga mashkulli tek femra ose e kundërta gjatë kontaktit seksual. Gjithashtu ai transmetohet edhe nëpërmjet formave të tjera të seksit, të cilat mund të shkaktojnë dëmtime të mukozës, membranave ose lëkurës.

Gjaku i kontaminuar/infektuar

Transfuzioni i gjakut ose produkte të tij të infektuar, mund të transmetojnë virusin në 90% të rasteve.

Aget e kontaminuara/infektuara

Shiringat apo instrumentet e tjera shpuese të lëkurës të infektuara, mund të transmetojnë virusin në 5-10‰ të rasteve. Megjithatë, shpimet me age/gjilpërë apo mjetë të tjera shpuese janë me rrezik nëqoftëse ato janë përdorur nga persona të infektuar.

Trasmetimi vertikal

Virusi mund të kaloj nga një nënë e infektuar tek fëmija i saj, gjatë shtatzënisë apo gjatë lindjes ose menjëherë pas lindjes kur fëmija ushqehet me gji. Pothuajse 10% e fëmijëve të infektuar me HIV në të gjithë botën, e kanë marrë infeksionin nga nënat e tyre.

Faktorët e transmetimit janë:

Faktorët e transmetimit të HIV, ndahen në faktor me rrezik të lartë dhe në faktor me rrezik të ulët.

Faktorët me rrezik të lartë janë:

• Raportet seksuale me më shumë se një partner ose me një partner i cili ka shumë partnerë të tjerë apo me një partner të panjohur pa përdorur mjete mbrojtëse/kondom.

• Marrja gjak apo produkte të tij, nga persona të infektuar.

• Nëna e infektuar tek fëmija.

• Përdorimi i ageve/shiringave dhe gjilpërave të kontaminuara në klinika mjeksore dhe dentare.

Faktorët me risk të ulët janë:

• Puthja.

• Ushqyerja me gji nga një nënë e infektuar.

• Pirsing; në vesh, hundë apo vënde të tjera kur shpimi bëhet me age/gjilpërë të infektuar.

• Vizitat e rastësishme nëpër salla estetike të bukurisë.

Faktorët që nuk ndikojnë në transmetimin janë:

• Bisedat, kolla, tështimat.

• Pickimi nga insektet.

• Dhënia e dorës apo takimi me një person të infektuar.

• Tualeti (WC) apo notimi në një pishinë me një person të infektuar.

• Luajtja apo ngrënia së bashku.

• Përdorja e peshqirit apo veshja.

• Jetesa së bashku ose kujdesja ndaj një personi me HIV.

• Shkuarja në të njëjtën shkollë me një person të infektuar.

• Masturbimi.

• Përdorimi në mënyrë korrekte dhe pa ndërprerje të kondomin.

Cilat janë disa nga shenjat klinike për të dyshuar për AIDS?

Si shenja parësore për të dyshuar mbi praninë e sëmundjes, mund të konsiderohen: - Humbje në peshë për mbi 10% e peshës trupore, - Temperatura të zgjatura më shumë se një muaj, - Diare kronike e cila zgjat më shumë se një muaj.

Si shenja dytësore mund të konsiderohen: - Kollë e vazhdueshme që zgjat më shumë se një muaj, - Rash i purpurt blu i lëkurës, që nuk zhduket, - Zbardhje e gojës dhe grykës, - Nyje limfatike të fryra, - Shfaqje e vezikulave dhe ulçeracioneve në formën e herpesit të shpërndara rreth buzëve dhe organeve genitale.

Nëqoftëse dy nga shenjat parësore dhe një nga shenjat dytësore janë të pranishme, atëherë mund të dyshohet për prani të AIDS-it.

Kushtet që tregojnë për prani të AIDS-it janë: - Tuberkulozi, - Pneumonitë e shpeshta, - Kanceri i cervikal, - Kaposi sacoma, - Disa tipe të meningitit, - Humbja e memorjes.

 

Përshtatur nga

Obst-Gyn Mimoza Keta

Dhjetor 2011

/komuniteti