Nëse po planifikoni shtatzënësi, nuk do të ishte keq që të filloni të mendoni për pregatitje.
Më së miri është që për këtë, ti ndani tre muaj.
Nëse po planifikoni shtatzënësi, nuk do të ishte keq që të filloni të mendoni për pregatitje.
Më së miri është që për këtë, ti ndani tre muaj.
Kontrolla: Bëni kontrollë mjekësore për veten tuaj dhe partnerin tuaj.
Pastroni kutinë e ilaçeve. Kontrolloni raftet apo kutitë ku mbani ilaçet. Disa nga këta përbërës të ilaçeve të caktuara mund të ndikojnë në fertilitet apo të dëmtojnë fetusin.
Zgjidhni datën. Nëse përdorni kondomë apo diafragmë, mund të vazhdoni gjer sa të mos vendosni të bëni foshnje. Apo nëse përdorni kontraceptivë hormonal, menjëherë mund të filloni me ndonjë mbrojtës tjetër.
Investoni para në gojën tuaj: Dhëmbët e sëmurë shpesh lidhen me mundësinë e lindjes së parakohëshme, prandaj vizitoni stomatologun dhe kontrolloni dhëmbët tuaj.
Vitaminat dhe perimet: Filloni të konsumoni drithëra, pemë dhe perime çdo ditë dhe zvogëloni konsumimin e yndyrërave. Përforconi ushqimin e pasur me hekur dhe kalcium, dhe nëse mjeku juaj ua këshillon këtë, merrni shtesa multivitaminash për ushqim, sidomos atë me acid folik.
Filloni të ushtroni: Nëse jeni dembelë, kjo është një kohë ideale që të aktivizoheni.
Ndaloni duhanin: Gruaja e cila pi duhan, është më pak fertile dhe përballet me rrezik të shtuar nga aborti.
Pa të egra: Askush, asnjëherë nuk e zbuloi se çfarë sasie e alkoholit lejohet gjatë shtatzënisë, por të gjithë ekspertët preferojnë që të ndaloni me konsumimin në momentin kur dëshironi të ngelni shtatzënë.
Hidhni të tjerëve “punët e ndyra”: Lejoni të tjerët ti kryejnë punët tuaja të shtëpisë, të cilat janë të rrezikshme për ju dhe për foshnjen tuaj të ardhshme (përdorimi i ngjyrave, pesticideve, kemikalieve të rënda apo pastrimi i kafazëve të kafshëve shtëpiake).
Qëndroni “cool”: Hipertermia (nxehtësia e tepërt) e shkaktuar nga dushi i ngrohtë është e lidhur me rrezikun e shtuar për të lindur fëmijë me defekte. Ekspertët këshillojnë që, nënat e ardhshme duhet të shmangin çfarëdo aktiviteti, i cili ngrit temperaturën e trupit mbi 38 gradë Celsius. Kjo përfshin edhe ushtrimet e lodhshme gjatë ditëve të nxehta.