Krahas shumë diskutimeve në lidhje me seksin dhe fertilitetin, njerëzit ende nuk i kanë kuptuar disa fakte të rëndësishme. Le të themi, studimi nga Zelanda e Re tregoi se 75 përqind të grave të anketuara të cilat vijnë në klinika për fekondim artificial, nuk i dijnë faktet e rëndësishme për konceptim.
javë pas jave
Gjashtë keqkuptimet e zakonshme mbi fertilitetin
1. 40-tat janë 30-tat e reja
Që nga periudha e Adamit dhe Evës, asnjëherë nuk kanë lindur më shumë gra në të tridhjetat, madje edhe më vonë. Në SHBA, në 2006, çdo 12 lehona kanë qenë mbi moshën 35 vjeç, përderisa në 1970, mesatarja e lehonave të moshuara ishte 1 me 100. Fatkeqsisht, rreziku i infertilitetit rritet me kalimin e viteve. Në periudhën nga 20 gjer në 24 vjeç, rritet për 6 %, ndërsa në periudhën nga 40 gjer në 44 vjeç, rritet për madje edhe 64 %.
2. Nuk keni nevojë për nxitim
Studimi mbi 5.000 çifte në vitin 1940-1950, ka treguar që më së paku 85 % prej tyre përfundojnë me konceptim në vitin e parë të martesës. Për këtë, të gjithë ata që nuk arrijnë të konceptojnë në muajin e parë, konsiderohen si jopjellorë. Gratë, të cilat janë më të reja se 35 vjeç dhe kanë shëndet të mirë, nuk kanë nevojë të nxitojnë, ndërsa ato më të moshuarat dhe të sëmurat nuk duhet të vonohen. Dhe nëse nuk kanë sukses me gjithë mundimin, të konceptojnë në vitin e parë, atëherë duhet të vizitojnë specialistët për fekondim artificial. Koha është shumë e çmueshme.
3. Çfarë nënkuptojnë marrëdhëniet e rregullta seksuale?
Ekspertët për fekondim artificial shpesh ndeshen me çiftet të cilët nuk kanë marrëdhënie të rregullta seksuale, për shkak të punës nuk flenë as në kontinente të njejta, e le më në shtrat të njejtë. Janë bashkë vetëm një apo dy herë në muaj. Duhet patur parasysh që madje çiftet që janë në të 20tat dhe janë me shëndet të mirë, në rastin më të mirë kanë 25 % mundësi që të konceptojnë mbrenda muajit. Mundësia e konceptimit është e mundur vetëm 4-5 ditë para ovulimit, atëherë është më së miri që të keni marrëdhënie seksuale çdo 24 gjer në 48 orë. Për gruan e cila tashmë ka mbushur 36 vjeç, ka çrregullime menstruale dhe marrëdhënie seksuale të parregullta, mundësitë për të mbetur shtatzënë janë shumë të dobëta.
4. Problemi gjendet tek femra
Një sërë faktorësh kulturorë ndikojnë në paragjykimin e gabuar, që për sterilitet më së shpeshti fajësohet gruaja. Ky është një supozim logjik, sepse sistemi produktiv i gruas është më i komplikuar, prandaj edhe mundësia e gabimit është më e mundshme. Por, edhe mashkujt kanë probleme. Numri i vogël i spermatozoidëve dhe sperma jo e shëndetshme janë shkaktarë të 25 gjer në 35 % të rasteve të joplleshmërisë. Përveç kësaj, në tërë botën po rritet numri i mashkujve infertil. Shkaktari është ende i paqartë, por mendohet që si pasojë mund të jetë ambienti i ndotur kemikal.
5. Fekondimi artificial shpie në lindjen e binjakëve apo më shumë fëmijëve
Frikësoheni mos për shkak të fekondimit artificial do të përfundoni sikurse Nadya Suleman, nëna e tetëneqëve? Shtatzënitë e shumëfishta janë të lidhura me procesin e fekondimit artificial, edhe pse ekspertët në 20 vitet e fundit kanë arritur të zvogëlojnë lindjen e treneqëve për 70 %. Sot, më pak se 2 % të shtatzënive IVF përfundojnë me lindjen e trenjakëve. Mjeku i mirë, për fekondim artificial do të spjegojë të gjitha mundësitë dhe do të shmang planin agresiv të shërimit.
6. Personat e famshëm lindin edhe në moshën 40-50 vjeç, prandaj mundem edhe unë
Tek gratë në moshën mbi 43 vjeç, fekondimi artificial është i suksesshëm në vetëm 9 % të rasteve. Fatkeqsisht, më shumë se gjysma e këtyre shtatzënive, përfundojnë me abort spontan. Por, çfarë bëhet me personat të cilët lindin në 40tat - 50tat e vonshme? Me siguri që bëhet fjalë për qelizat vezë të donatorëve, ku embrioni i krijuar me ndihmën e qelizave vezë të dhuruara nga gruatë e reja, futet më pas në mitrën e grave më të moshuara.