Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Fertiliteti, si mund të shtohen shanset për të ngelur shtatëzënë

Nëse jeni duke u përpjekur për të ngelur shtatzënë dhe nuk po mundeni dot, mjekja Moza Keta thotë se ndryshime të vogla në mënyrën e jetesës tuaj mund të shtojë shanset për një kontraceptim dhe të siguroni një shtatzëni të shëndetshme.

Mjekët shprehen se janë disa faktorë që ndikojnë drejtpërdrejtë duke ulur fertilitetin si tek femrat ashtu edhe tek meshkujt. Disa prej tyre janë: mosha, probleme ovulimi, probleme me spermën, dhe dëmtime të tubave te Fallopi.

Doktoreshë Keta thotë se dy janë faktorët të cilët mund të ndikojnë më shumë negativisht. Mosha është faktor kryesor por edhe mbipesha tek femrat të cilat ndikon më shumë se tek meshkujt. “Bëni kujdes me peshën tuaj sepse të qenit mbipeshë apo nënpeshë mund të ndërpresë ciklin menstrual dhe të rrezikojë shtatzëninë” shprehet mjekja.

Faktorët

Specialistë thonë se ka një tërësi faktorësh të cilët ndikojnë negativash. Mjekja Keta ka shpjeguar se ne ç’mënyrë ndikojnë faktorë tek femra për mos ngelur shtatzënë. Probleme me Ovulimin është nja nga faktorët që ndonjëherë femrat nuk mund të ovulojnë (lëshojnë vezë) ose e bëjnë këtë gjë shumë rrallë. Kjo mund të ndodhë për shkak të sëmundjeve të ndryshme, defekt gjenetik apo dëmtim fizik. Ndërsa mosha, sasia dhe cilësia e vezëve ulet me rritjen e moshës.

Femrat tek fillimi i të 20-tave kanë dy herë më shumë shanse se femrat që janë në fund të 30-tave. Një pjesë e mirë e femrave të cilat nuk mund të kenë dot një fëmijë shkak kanë pasur bllokimin e tubave të fallopit për arsye të sëmundjeve seksuale të transmetueshme, defekt të qelizave të mitrës kur vendosen në vend të gabuar si dhe rezultat i një operacioni të zonës së legenit.

Problemet me mitrën mund të shkaktojnë mos mbjelljen e vezës. Problemet e tjera mjekësore si, diabeti, epilepsia, tiroidet, dhe probleme me zorrët. Për meshkujt infertiliteti tek meshkujt shkaktohet kryesisht nga mos prodhimi i spermës. Sasi e paket e spermës, e pamjaftueshme ose cilësi e dobët, sperme që lëviz shumë ngadalë.

Tjetër faktor është edhe infeksioni ose dëmtim i testikujve, nga mjekimet rediterapi apo dëmtim gjatë aktiviteteve sportive. Infeksion bakterial i mëparshëm. Operacion i hernies që mund të ketë dëmtuar tubat apo kufizuar furnizimin me gjak. Edhe diabeti, mjekimet apo operacion i rrugëve të urinës, mund të shkaktojë dalje retrograde, kur sperma udhëton mbrapsht pra shkon në fshikëz në vend që të dalë jashtë.

Raportet e sterilitetit

Përsa i përket sterilitetit është vlerësuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë se 40% janë shkaqe mashkullore dhe 40 % shkaqe femërore dhe 20 % shkaqe janë shkaqe të përbashkëta.

“Pjesa e çifteve që ka probleme me sterilitetin gati në 10 % të rasteve këto probleme mund korrigjohet me anë të mjekimeve tradicionale. Ndërsa 10% e çifteve për të arritura shtatzëninë t’i nënshtrohen teknikave të riprodhimit të asistuar” pohojnë specialistët.

Në funksion të moshës, sigurisht sa më i ri të jetë çifti aq më tepër mundësi ka dhe sa më moshë e madhe të jetë, ulet përqindja por sidomos gruaja që ka një moshë mbi 40 vjeç problemet janë dhe shumë më të mëdha ul mundësitë.

Ndryshime që mund të bëni

Bëni kujdes me peshën tuaj: të qenit mbipeshë apo nënpeshë mund të ndërpresë ciklin menstrual dhe te rrezikojë shtatzëninë. Një femër me indeks trupor (BMI) me 29 ose më shumë dhe më 19 ose më pak e ka më të vështirë për të mbetur shtatzënë. Për të gjetur indeksin tuaj trupor pjesëtoni peshën tuaj në Kg me dyfishin e gjatësisë tuaj. Mjekimet për fertilitet mund të mos jenë efektive për femrat që janë shumë mbipeshë apo obesë.

Pini acid Folik: gjithë femrat që përpiqen të kenë fëmijë duhet të marrin një suplement acidi folik 40mcg në ditë për të evituar disa defekte të lindjes.

Kontrolloni mjekimet: disa mjekime mund të ulin shanset për shtazani, flisni me mjekun tuaj në qoftë se jeni në mjekim e sipër.

Hani mire: në qofte se jeni femër, një dietë e balancuar do tu përmirësojë shëndetin dhe gjendjen tuaj në përgjithësi dhe kjo gjë siguron që trupi juaj është në gjendje të ushqejë një fëmijë.

Ne qofte se jeni mashkull, ngrënia e ushqimeve te shëndetshme është e rëndësishme në prodhimin e spermës. Zgjidhni një dietë të pasur me fruta dhe perime, bukë, patate, oriz dhe drithëra të tjerë, bulmet dhe mish pa shume yndyre si dhe peshk dhe burime të tjera proteinash.

Kontrolloni pijen: mjekët nuk rekomandojnë pirjen e alkoolit. Meshkujt nuk duhet të pinë në mënyrë të tepruar sepse rrezikojnë dëmtimin e spermës.

Ndaloni duhanin: Duhani dihet që shkakton infertilitet dhe menopauzë të parakohshme tek femra dhe probleme me spermën tek meshkujt. Gjithashtu pakëson shanset për sukses të mjekimeve për fertilitet.

Qëndroni aktivë: ushtrimet e rregullta të moderuara (si psh ecja me vrull) do ju mbajë në peshën ideale dhe rrit shanset për konceptim. Ushtrimet ulin stresin dhe rrisin nivelet e endorfinës – hormonit që na bën të ndjehemi mirë.

Freskohuni: për prodhim optimal të spermës, testikulat duhet te jene disa gradë më të ftohta se pjesa tjetër e trupit. Shmangni xhinsit apo të brendshmet e ngushta si dhe vaskave me ujë të nxehtë.

Puna juaj: profesionet që ju mban ulur për një kohë të gjate, si shoferet në rruge të gjata apo ekspozimi me kimikate dhe pesticide të ndryshme ndikojnë në cilësinë e spermës.

Menaxhoni stresin: stresi nuk shkakton infertilitet por nivele te larta stresi ndikojnë tek cikli menstrual. Marihuana dhe kokaina ulin prodhimin e spermës.

 


Eljona Lata

/komuniteti