Nëse ju jeni nën moshën 35 vjeç dhe po përpiqeni të mbeteni shtatzënë për më pak se një vit (apo më pak se gjashtë muaj, nëse jeni mbi 35 vjeç), ju ende nuk keni arsye të brengoseni. Që të jeni të sigurtë që po bëni të tërën çfarë është e mundur, për të rritur mundësitë për të ngelë shtatzënë, lexoni artikujt tonë në rubrikën - Konceptimi.
Nëse ju jeni nën 35 vjeç dhe keni marrëdhënie të shpeshta seksuale, të pambrojtura për më shumë se një vit (apo së paku gjashtë muaj nëse jeni mbi 35 vjeç) duke mos konceptuar, egziston mundësia që ju apo partneri juaj, jeni në gjendje e cila interferon me mundësitë e konceptimit – por vetëm mjeku mund të diagnostifikojë me siguri se çfarë problem fertiliteti keni.
Hulumtuesit llogarisin se më shumë se një në dhjetë çifte ka vështirësi për të mbetur shtatzënë. Nëse ju jeni një nga ato, nuk nënkupton që ju kurrë nuk do të keni fëmijë. Shumë çifte tentojnë, ku rreth 50 % të tyre mbesin shtatzënë mbrenda vitit në mënyrë natyrale – por ka edhe nga ato që kanë nevojë për intervenim mjekësorë për të mbetur shtatzënë.