Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Çfarë është dhimbje kronike pelvike?

Dhimbja kronike pelvike është një dhimbje e brendshme e lokalizuar poshtë kërthizës që zgjatë 6 muaj ose më shumë. Shpeshherë kjo dhimbje shkaktohet nga probleme në organet seksuale. Ndonjëherë dhimbja pelvike kronike lidhet me problemet intestine ose të fshikëzës.  

-Çfarë e shkaktojnë dhimbjen kronike pelvike?

Dhimbja kronike pelvike mund të shkaktohet nga probleme të ndryshme shëndetësore duke përfshirë: 

-Endometriozis

Kjo është një gjëndje ku qelizat që duhet të egzistojnë vetëm në uterus fillojnë dhe rriten dhe jashtë uterusit. Femrat që kanë endometriozis zakonisht kanë shumë dhimbje gjatë menstruacioneve. Dhe gjithashtu këto femra ndonjëherë kanë probleme për të mbetur shtatzënë. 

-Sëmundja inflamatuare e pelvikut (PID)

PID shpeshherë shkaktohet nga një infeksion që mund të kalojë me anë të seksit. Disa femra kanë dhimbje që mund të zgjasin për një kohë të gjatë edhe pas terapisë. Dhe gjithashtu këto femra ndonjëherë kanë probleme për të mbetur shtatzënë. 

-Sindromi i intestineve irritative IBS

Kjo është një gjëndje ku ndikohen intestinet (zorrët) dhe shkakton dhimbje dhe problem me lëvizjet e zorrëve. Femrat me këtë sindrom zakonisht kanë dhe simptoma si konstipasion, diarre ose te dyja bashkë. 

-Sindromi i fshikëzës së dhimbshme interstitialis cystitis

Ky sindrom shkakton dhimbje kur fshikëza e urinës është e mbushur. Femrat me këtë sindrom zakonisht ndihen mirë kur fshikëza e urinës zbrazet, për këtë arsye ato shkojnë në tualet shpesh. 

-Dhimbja e tabanit pelvik

Dhimbja e tabanik pelvik shkakohet nga muskujt e zonës së pelvikut në raste kur bëhen të ndjeshëm dhe të fortë (të kontraktuar.) 

-Fibromjalgjia

Kjo është një sëmundje që kapë pjesë të ndryshme të trupit, jo vetëm pjesën pelvike. 

A ka teste që duhet ti bëj?

Nëqoftëse keni dhimbje kronike pelvike ju do të keni një egzaminim të rregullt pelvik nga doktori juaj. Doktori juaj do t'ju rekomandojë disa analiza gjaku ose urine. Dhe sipas gjëndjes suaj mund të nevojitet të bëni; 

Ultrazë pelvik

Ky është një test imazherik i organeve pelvike. Me ultrazë doktori mund të diagnostikoj cistat ovariane ose pelvike. Masa jo normale të rritura në pelvik dhe probleme tjera. 

Laparaskopi

Kjo është një procedurë e kryer në sallë operative. Doktori me anë të një insizioni prerje të vogël në kërthizë futet me laparoskop (kamera) në abdomen dhe vëzhgon për të gjetur një shkak të dhimbjes pelvike. 

Terapia

Dhimbja kronike pelvike zakonisht trajtohet nga gjinekologu me medikamente. Gjithsesi në disa raste kur nevojitet mënyra e tajtimit të dhimbjes kronike plevike, mund të jetë dhe operacioni. 

Terapia medikale

Një nga menaxhimet e dhimbjes kronike pelvike janë medikamentet e vazhdueshme për çregullimet më të shpeshta që shkaktojnë këto dhimbje. Si p.sh endometrioza është shkaku kryesorë gjinekologjik i dhimbjes kronike pelvike dhe mund të provohen disa medikamente derisa simptomat të përmirësohen. Sidoqoftë duhet pasur parasysh që përmiresimi i simptomave me medikamente nuk konfirmon absolut diagnozën përderisa terapia shpeshherë nuk është specifike. Si p.sh terapia hormonale e endometriozës në të njëjtën kohë përmirëson simtomat të shkaktuara nga sindromi kongjestiv pelvik, sindromi i zorrëve irritative ose cistit interstisiel sindromi i fshikëzës së dhimbshme. 

Një mënyrë tjetër e menaxhimit është të bësh shumë teste diagnostike derisa të arrihet në shkakun specific të dhimbjes. Gjithsesi terapia me medikamente specifike për këto simptoma mund të jetë rruga më ideale për të menaxhuar dhimbjet plevike kronike sepse po të zgjedhësh rrugën e diagnostikimit kërkon shumë koste laboratorike dhe imazherike dhe ndoshta shpeshherë për të pasur një diagnozë të saktë mund të nevojitet dhe kirurgji eksplorative. 

Nje opsion i tretë është direkt trajtimi i dhimbjes sesa fokusimi në diagnozën specifike. Medikamentet më të përdorura janë ilaçet nonsteroidal antiinflamatuare, antidepresanët dhe antikonvulzivet. 

Terapia fizike

Terapia fizike e tabanit pelvik është zakonisht e dobishme te femrat me dhimbje të tabanit plevik ose dhimbjes mjofasiale abdominale. Qëllimi i kësaj terapie është të relaksojë shtrëngimet, kontraktimet në këto muskuj në menyrë manuale.Terapia është e lokalizuar direkt në muskujt e abdomenit, vaginës, legenit, kofshëve dhe muskujt e prapmë. 

Klinikat që menaxhojnë dhimbjen

Nëqoftëse mendikamentet nuk janë efektive në trajtimin e dhimbjeve, pacientja mund të referohet në klinikat specifike për trajtimin e dhimbjeve. Disa nga mënyrat e trajtimit të dhimbjeve janë; 

1- Akupunktur

2- Terapia biofeedback dhe relaksuese

3- Mjete stimuluese nervore

4- Injektime të anestetikut lokal në lokalizime ku ndodhen

5- Kontraktimet muskulare 

Terapia kirurgjikale

Disa nga pacientet si p.sh ato që kanë endometriozis përfitojnë nga terapia kirurgjikale duke i larguar lezionet e endometriozes.

Histerektomia mund të lehtësojë dhimbjen kronike pelvike sidomos kur shkaktohet nga adenomjozis ose fibriodet mjoma uteri. 

Gjithsesi edhe pas histerektomisë dhimbjet mund të vazhdojnë veçanërisht te pacientet e reja dhe te pacientet që kanë një histori të sëmundjes inflamatuare pelvike kronike ose disfunksion i tabanit pelvik. Histerektomia nuk është një zgjidhje e drejtë për ato që nuk kanë fëmijë dhe deshirojnë një shtatzëni. 

Kirurgjia neurektomia presakrale (prerja e disa nervave), gjithashtu është një lloj terapie për dhimbjet pelvike kronike. Kjo lloj kirurgjie aplikohet vetëm në raste të rënda të dhimbjeve pelvike kronike që mund të shkaktojë p.sh endometriozis.

 

* Artikull i sponsoruar nga Spitali Amerikan

/komuniteti