Po. Hulumtuesit kanë gjetur se lubrifikantët vaginal janë toksik ndaj spermës dhe ndërhyjnë në rolin e mukusit cervikal.
Normalisht, sekrecionet acidike të vaginës e mbysin spermën, por alkalinet e mukusit cervikal prodhohen mu para ovulimit, për të mbrojtur spermën.
Lubrifikantët artificial parandalojnë spermën të kap shpejtë mukusin cervikal, prandaj ato mund të vdesin në hapësirën acidike të vaginës, para se të depërtojnë në mbrendi të mitrës.
Çdo lubrifikant artificial, qoftë i blerë në dyqan apo i gjetur në shtëpi (sikurse të bardhët e vezës apo vaji mineral), paraqet një problem të mundshëm.
“Lubrifikanti më i mirë” për të konceptuar është puthja. Gjeni kohë për t`iu kushtuar marrëdhënies tuaj. Kërkoni nga partneri juaj që t`ju dhurojë më shumë ledhatime, përqafime dhe puthje. Shumë femra thonë që ju duhen 15 gjer në 20 minuta nga ky lloj stimulimi për t`u disponuar.
Nëse edhe përkundër këtyre puthjeve, ledhatimeve dhe përqafimeve keni mukus minimal, atëherë provoni duke përdorur ujë të ngrohtë si lubrifikant. Uji nuk është toksik ndaj spermës dhe nuk do të ndërhyjë në aftësinë e spermës për të depërtuar në mitër./bebaime.com/