Këto janë 5 shenjat e para të përgjithshme të shtatëzanisë. Çdo njeri është ndryshe, disa femra i kanë të gjitha këto, disa kanë disa dhe ka nga ato që skanë shenja fare në muajin e parë.
1. Mungesa e periodave në muajin e parë. Kjo është shenja e parë që gratë shohin. Ka nga ato femra që nuk i kanë të rregullta dhe faktore të ndryshëm kontribuojnë në çrregullimin e periodave.
2. Vajtje të shpeshta në banjë. Edhe para se të shfaqet mungesa e periodave në muajin e parë shumë gra shtatëzëne kanë thënë që shkojnë shumë shpesh në banjë, madje dhe natën. Kjo ndodh mbasi embrioni është implantuar në mitër dhe fillon të prodhojë hormonin e quajtur HCG (Human Chorionic Gonadotropin). Ky hormon shkakton urinim të shpeshtë.
3. Lodhje. Rraskapitje, lodhjet janë shenjë e hershme e shtatëzanisë. Kjo lodhje shkaktohet nga nivelet e larta të hormonit Progesterone.
4. Ndjenja e përzierjes, vjellje në mëngjes (drekë dhe darkë). Kjo ndjenjë për disa gra nuk është vetëm në mëngjes. Shumë gra shtatëzëne ndihen kështu gjatë gjithë ditës dhe mandje në darkë, afërsisht gjysma e grave shtatëzëne kanë vjellje.
5. Gjoksi i lënduar dhe i zmadhuar. Nëqoftëse je shtatëzëne, gjoksi do zmadhohet, dhe do të jetë i lënduar, njësoj siç është përpara periodave. Kur trupi mësohet me rritjen e nivelit të hormoneve, atëherë dhimbja ikën.