Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

5 Efektet anësore befasuese të shtatëzanisë

Rhinitisi në shtatëzani

Acidet në fyt, të turbulluarit në mëngjes, dëshirë e pakontrollueshme për patatina... këto janë efektet anësore të shtatëzanisë për të cilat të gjithë flasin. Ndoshta nuk keni dëgjuar që disa gra kanë mall të papërshkrueshëm për pluhurin e ditëpërditshëm (po, për pluhurin që vjen nga toka!)ose kanë tajitje të shtuar të gjëndrave gojore dhe kanë nevojë të pështyejnë tërë kohën. Mësoni më shumë për këto dhe për efektet tjera anësore befasuese të shtatëzanisë.

1. P.i.c.a

A ju ndodh ndonjëherë që të ju marr mall i madh për gjëra jo ushqimore siç janë, akulli, shkumësat, apo dhe pluhuri nga toka? Atëherë ju vuani nga P.I.C.A (çregullim anësor ku njeriu vuan nga dëshira për gjëra të çuditshme siç janë letra, plastika, material ndërtimi, etj). Nuk dihet saktësisht se pse ndodhin këto çregullime por duhet të jënë në pyetje kombinimi i faktorëve biomekanik, psikologjik, kulturor etj.

2. Hunda e zënë

Vuani nga rrjedhja e hundës apo nga hunda e zënë?

Atëherë ju jeni një nga 20 deri 30% e grave të cilat vuajnë nga të zënurit e hundës gjatë tërë shtatëzanisë së tyre. Rhinitisi i shtatëzanisë siç e quajnë mund të fillojë që nga muaji i dytë i shtatëzanisë dhe mund të vazhdojë gjer të lindja, bile dhe disa javë pas lindjes.

3. Tajitja e theksuar e gojës

A keni nevojë të theksuar për të pështyer?

Ekspertët ende nuk e dinë se pse ndodh kjo gjë aq shpesh tek nënat e reja gjatë shtatëzanisë, ndryshimet hormonale dhe nausea (çregullim në pjesën e epërme të stomakut i përcjellur me vjellje) mund të jenë shkaktarë.

4. Të humburit e frymëmarrjes

A ndiheni sikur e humbisni frymëmarrjen hap pas hapi?

Nuk jeni të vetmuar. Eshtë gjë e zakontë të humbisni frymëmarrjen edhe kur prisni që të lindni, bile edhe gjatë stadiumeve të hershme të shtatëzanisë.

5. Marramendja

Ndjeni marramendje apo ndjeni se do të alivanoseni tani që jeni para lindjes?

Gjatë gjithë shtatëzanisë, sistemi i juaj kardiovaskular dhe shtypja e gjakut kalojnë nëpër plot ndryshime. Nganjëherë trupi juaj nuk mund të ju bëjë balle, dhe kjo ju shkakton alivanosje.

 

/komuniteti