Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Sëmundja e sheqerit

Kam sëmundjen e sheqerit. A ka nevojë për tretman të veçantë kjo gjendje gjatë shtatzanisë?

Po. Si e para, do të duhej që shtatzaninë ta planifikoni dhe për këtë të bisedoni me mjekun tuaj – endokrinologun. Është shumë e rëndësishme që të hyni në periudhën e shtatzanisë me nivel të rregulluar të sheqerit në gjak, sepse në këtë mënyrë zvogëlohet mundësia që të vie deri tek komplikimet dhe është më e lehtë të rregullohen dozat me insulinë.

Shtatzaninë duhet ndjekur gjinekologu dhe endokrinologu, ndërsa shumë me rëndësi është që të bëni vizita të rregullta të ultrazërit, që të mund të ndiqet zhvillimi dhe rritja e foshnjes.

Tek gratë me sëmundjen e sheqerit është shumë e rëndësishme edhe kontrollimi i zemrës së foshnjes me ultrazë, sepse rreziku nga zhvillimi i defekteve të zemrës është më i madh. Kur të jetë rregulluar sëmundja e sheqerit mirë, si dhe shtatzania e ndjekur në mënyrë të drejtë, nuk keni arsye për tu brengosur.

A mund të ndikojë insulina në foshnjen time?

Jo, duhet të vazhdoni ta merrni, sepse edhe për ju edhe për foshnjen është më e rrezikshme nëse nuk e merrni.

A mund të ndikojë shtatzania në sëmundjen e sheqerit?

Mund të ndikojë, si dhe mund të vie deri tek paraqitja e komplikimeve, por është me rëndësi që shtatzaninë ta planifikoni dhe ta kontrolloni në mënyrë adekuate. Në asnjë mënyrë mos e ndërroni terapinë vetvetiu, mos i zvogëloni apo rritni dozat e insulinës, mos i tejkaloni racionet ditore dhe mos i ndërpreni aktivitet fizike.

Cilat komplikime mund të shfaqen tek shtatzania me sëmundjen e sheqerit?

Komplikimet mund të tejkalohen nëse kontrolloheni në mënyrë të rregullt dhe të drejtë, ndërsa mund të vie deri tek paraqitja e rritjes së sasisë së lëngut amniotik, deri tek shtimi në peshë i foshnjes, paraqitja e problemeve të caktuara në zhvillimin e foshnjes – më së shpeshti me boshtin kurrizor dhe zemrën, por edhe deri tek ngecja në rritje.

Me vizita të rregullta tek mjeku dhe me terapi adekuate, zvogëlohet mundësia për tu paraqitur ndonjë komplikim.

/komuniteti

/tema e javës

Java: Komente: