Infeksionet vaginale janë sëmundjet më të shpeshta gjinekologjike tek gratë dhe arsyeja më e shpeshtë për vajtjen tek gjinekologu. Infeksioni vaginal është dëmtimi i florës vaginale. Atë e përbëjnë rreth 90 mikroorganizma dhe në rrethana normale nuk shkaktojnë ndonjë problem.
Në mesin tyre janë laktobacilet shumë të rëndësishme, bakteriet e acidit laktik të cilat na mbrojnë nga mikroorganizmat e dëmshëm. Në sekret gjithashtu evidente janë edhe bakteriet në formë të rrumbullakët të cilat rrjedhin nga flora e zorreve dhe nuk paraqesin ndonjë pengesë, përderisa janë në baraspeshë me laktobacilet. Megjithatë, nëse baraspesha prishet paraqiten probleme dhe me zhdukjen e laktobacileve ndërrohet pH vaginale.
Sekreti normalisht është i thartë, për atë pH sillet nga 4,6 deri në 6, por me prishjen e baraspeshës mesatarja e florës shndërrohet nga e thartë në bazike, gjë që ndihmon zhvillimin e mikroorganizmave të dëmshëm.