- Është metoda më e mirë dhe më efikase për mbrojtjen nga sëmundjet ngjitëse të rrezikshme të fëmijërisë,
- Të gjithë fëmijët duhet të vaksinohen,
- Me vaksinim, fëmijëve tuaj u siguroni një rritje dhe zhvillim normal dhe të shëndetshëm,
- Vaksinat që duhet të marrin fëmijët tuaj, i mbrojnë ata në mënyrë të sukseshme nga sëmundjet ngjitëse si: tuberkulozi, paraliza e fëmijëve, difteria, kola e keqe, tetanosi apo gërqi i zi, fruthi, shytat apo parotiti, hepatitis B dhe rubeola,
- Në raste të rralla vaksinimi mund të shkaktojë reaksion local në vendin e dhënies (skuqje apo enjtje) ose një ngritje të lehtë të temperaturës. Ne këto raste mund t`i jepni paracetamol apo të konsultoheni me mjekun tuaj.