Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Të ndaluarit edukon

Kur fëmiu fillon të ecë, fillon të shfrytëzojë çdo moment të kënaq kureshtjen e tij, për të cilën shumë herë keni qenë në situatë duke përsëritur ‘jo-jo’.

Edhe nëse me të parën nuk ka sukses, dhe fëmiu prap provon që të arrijë qëllimet e veta, në këtë mënyre ai teston kufijtë e lejimit.

E rëndësishme është që ti vëni kufijtë në mënyrë të qartë në sjellje dhe të përdorni fjalë të thjeshta për këtë – ‘ këtë mundesh por këtë jo’. Në edukim preferohet kombinimi i frustrimit në sensin e respektimit të rregullave, mosdëmtimit të të tjerëve dhe sigurisë personale dhe arritjes së komplimentimit dhe llastimit.

Nëse përdorni vetëm një mënyrë, fëmiu nuk do të reagojë në vërejtje, sepse nuk është faji vetëm i tij në çdo situatë dhe as nuk e kanë merituar komplimentimin. Me përdorimin e sistemit dënim-komplimentim, zakonisht fillohet prej vitit të parë, sepse kështu më vonë, kur fëmiu të rritet, formën e dënimit dhe komplimentimit e ndërron me nevojat e fëmijëve.

Megjithëse, shumë prindër gabojnë që për sjellje të caktuara ofrojnë shpërblime në saje të ndonjë lodre apo çokolate. Fëmijët ashtu mësohen që nëse ju ndëgjojnë diçka përfitojnë.

Sistemin e shpërblimit duhet përdorur në masë të caktuar, sidomos me atë se çfarë shpërbleni duhet pasur shumë kujdes. Më mirë është ti thoni që mund të qëndrojë me shokët në park 10 minuta më gjatë se zakonisht apo në mbrëmje do ta lejoni të shikojë filma vizatimor pak më gjatë, dhe ti shmangeni blerjeve të lodrave dhe ëmbëlsirave.

Ajo çfarë është e rëndësishme është që kur fëmiut ti premtoni diçka, atë edhe realizoni dhe mundohuni të mos e humbni besimin që ka në ju. Sikurse të ndaluarit ashtu edhe dënimi duhet të ketë arsyen e vet.

Që t`ju shërbejë si qëllim edukimi që të arrini diçka pozitive, në dënim duhet që të jeni para se gjithash i qëndrueshëm. Asnjëherë mos e dënoni fëmiun pa arsye, dhe kur ta bëni këtë, keni kujdes që të mos lëshoni pe.

Me e keqja që mund të ndodh është kur prindi shfryhet në fëmiun e tij dhe e dënon, ndërsa pas 5 minutash hap duart ta përqafojë vogëlushin e tij. Kjo zakonisht kjo shkon me fjalët ‘Më fal, nëna nuk ka e ka menduar ashtu’, ‘Ti je loqka babit’ dhe të ngjashme. Në këtë mënyrë prindërit i hutojnë fëmijët, i bëjnë të pasigurtë dhe iu bëjnë më të vështirë kuptimin e të sjellurit e drejtë.

Gjithashtu, tek dënimet është mirë që ti ndaloni pak diçka që e ka me qejf të bëjë, dhe jo ti ndaloni bonbonat apo ti kërcënoni në mënyrë të ngjajshme, dhe natyrisht mundohuni që bërtimat ti zëvendësoni me të folur.

Aktivitetet për energjinë e tepërt

Fëmijët kanë energji të tepruar të cilën ndonjëherë është e pamundur ta ndaloni edhe nëse e keni dënuar fëmiun. Më mirë është ti ofroni ndonjë aktivitet i cili i ndihmon ta shpenzojë këtë energji të tepërt.

Pranoni fëmiun ashtu siç është, sepse në këtë mënyrë do të gjeni më lehtë ën se si të ndikoni për të mirë në zhvillimin e tij psikofizik. Në vend se ti shtypni nevojat e tyre, mirëmbajini me organizim të mirë aktivitetesh. Dërgojeni në aktivitete të vallëzimit, sportit apo të tjera, të cilat i mundësojnë të shpenzojë energjinë.

/komuniteti