Në rritje e sipër, fëmiu juaj që nga i posalinduri në një foshnje interaktive në moshën 6 muajshe, ai do të fillojë t`ju shfaq shenjat kur diçka e mërzit apo e shqetëson. Fytyra e tij ndriçon kur ju hyni në dhomë, apo ai trishtohet kur dikush i merr lodrën e preferuar. Dhe mund ta vëreni që ai aq shpejt e ndërron disponimin nga gëzimi në vajtim, me shpejt se koha kur i jepni cucllën qetësuese.
Ky ndryshim tek foshnjet ndodh për shkak të lëvores së tij të trurit, e cila kontrollon reagimet automatike e që ende nuk është në funksion. Me zhvillimin e lëvores së trurit gjatë viteve, fëmiu do të jetë në gjendje të kontrollojë më mirë sjelljet dhe disponimin e tij.
Si duket fëmiu juaj kalon më shumë kohë duke ulëritur sesa duke qeshur, sepse tek foshnjet hidhërimi aktual shfaqet më herët sesa gëzimi. Të qarat dhe shfaqjet e hidhërimit në fytyrë ndodhin për një arsye. Ato shërbejnë si motivim për ta ndihmuar dhe për të përmisuar çfarëdo që nuk shkon mirë.
Por, nëse foshnja juaj qan, si do ta dini nëse ka dhembje, është e uritur apo vetëm e mërzitur? Një nënë e ndjeshme do të dallojë llojet e të qarave apo të shprehjeve të fytyrës të fëmiut të saj. Vetullat, goja dhe zëri, janë shenja të sistemit të foshnjave. Për shembull, foshnja e hidhëruar fizikisht do të qajë, dhe skajet e gojës do të ulen nga poshtë dhe vetullat do të thyhen në mes. Nga zemërimi, fytyra do ti skuqet, vetullat bien teposhtë, nofulla i shtrëngohet dhe do të fillojë të ulërisë. Fëmiu tregon shenja të hidhërimit. Nëse zhurma e lehtë e fëmiut vazhdon të rritet, atëherë ai do të kalon në ndjenja zemërimi. Prindërit duhet ti lexojnë shenjat e disponimit të foshnjes.
Foshnjet më të vogla mund të mos ndjehen të lumtura edhe nëse duken të lumtura, sepse ato në të vërtetë nuk janë të vedijshme emocionalisht se kur janë duke bërtitur. Qendra emocionale e trurit të foshnjes suaj nuk funksionon deri në muajt 6 – 8, prandaj pas këtyre muajve foshnja fillon ti ndjen emocionet të cilat janë të dukshme në fytyrën e saj. Foshnja juaj ka mënyrën e saj se si iu tregon kur është e shqetësuar.
Duhet ta kuptoni temperaturën e foshnjes suaj, që të bëheni më të zot në leximin e shenjave të foshnjes tuaj, kur diçka nuk është në rregull.