Vera është koha për kënaqësi dhe relaksim, por edhe periudha kur mushkonjat janë më aktive. Vendbanimi i tyre është zona përreth lumit, por ato nuk e kanë problem për të fluturuar deri në disa dhjetra kilometra.
Mushkonjat e këtij rajoni në përgjithësi nuk janë të rrezikshme, dhe shumë rrallë mund të transmetojnë një sëmundje, ndryshe nga disa zona të tjera ku "normal" pickimi mund të shkaktojë sëmundje serioze.
Pickimi më së shpeshti shkakton skuqje, ënjtje të lehtë dhe kruarje. Njerëzit e ndjeshëm (foshnjat, fëmijët e vegjël, njerëzit me alergji) mund të kenë simptome pak më të mëdha, por ato zakonisht janë reaksione lokale dhe nuk janë të rrezikshme.
Pavarësisht nga fakti se pickimi i mushkonjës kryesisht është i padëmshëm, ju nuk do ndjeheni mirë kur shikoni vogëlushin tuaj duke u kruar vazhdimisht, dhe do të bëni çmos për ta mbrojtur atë nga sulmet e bezdisshme ose për të kërkuar zgjidhjen më të mirë kur fëmija pickohet nga ky insekt.