Nëna është shumë shpesh në kuzhinë dhe për këtë kjo hapësirë paraqet magnet të vërtetë për foshnjen e cila zvarritet. Mos harroni që kuzhina është pikërisht vendi më i rrezikshëm në shtëpi dhe që të jeni të sigurta duhet të filloni menjëherë me sigurimin e pjesëve të saj.
Për ta bërë më të relaksuar, bëni një plan të ri dhe të gjitha tenxheret, enët, plastikat dhe kapakët e sigurtë, vendosini në vende të ulëta. Për të shmangur rrezikun nga thikat e mprehta, vendosni paisje për bllokimin e fiokave.
Por, para së gjithash keni kujdes përderisa zieni:
• Lëvizni tenxheren me përmbajtje të valë në pllakën më ë largët.
• Bishtin e fëlteres gjithmonë mbajeni të kthyer nga mbrenda, në mënyrë që të mos ketë mundësi fëmija ta kap dhe ti kthehet mbi.
• Shmangni lëvizjet e fëmijës rreth jush, në momentin kur e përdorni pllakën, vendosni enët në makinë apo përdorni ndonjë paisje të vogël shtëpiake.
• Mos bartni ndonjë filxhan me kafe apo ndonjë lëng të ngrohtë, gjatë kohës që mbani fëmijën në krahë dhe mos i leni afër kontaktin me enën me lëngun e ngrohtë.
• Do të ishte shumë e mirë që ta mbroni shporetin me një kapak të përshtatshëm.