Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Shëtitja

Ajri i freskët dhe ndryshimi i mjedisit janë të dobishme jo vetëm për bebin tuaj, por dhe për ju, që në muajin e parë, prandaj nxirreni bebin për shetitje kur koha është e mirë.

Kini kujdes ta vishni sipas kohës, sepse deri në fund të vitit të parë ai akoma nuk është pjekur për të kontrolluar temperaturën e brendshme dhe për ta rregulluar atë, kur ekspozohet në të ngrohtë apo në të ftohtë. Këtë rol duhet ta luajnë rrobat, duke e mbajtur ngrohtë, kur është ftohtë dhe duke e ndihmuar te ajroset, kur është vapë. Zakonisht, bebi duhet të veshë një rrobë më shumë se ju.

Lëkura e bebit tuaj është shumë e ndjeshme ndaj diellit. Sidomos gjatë gjashtë muajve të para, ju duhet ta mbroni nga ekspozimi direkt apo i reflektuar i djellit (nga uji, rëra etj.) sa më shumë të jetë e mundur. Nëse duhet ta nxirrni në diell, visheni lehtë, me rroba me ngjyra të çelëta dhe me kapele, shami apo çadër, për të mbrojtur kokën dhe fytyrën nga dielli. Kremrat mbrojtës ndaj diellit nuk rekomandohen në këtë moshë.

Gjatë peridhës së nxehtë duhet të kini kujdes: Mos i lini sendet e bebit (karrigja e makinës, mbajtëse të ndryshme ) për një kohë të gjatë në diell. Pjesët e tyre metalike apo plastike mund të nxehen shumë dhe ta djegin bebin. Kontrolloni temperaturën e sipërfaqes së këtyre objekteve, para se të vendosni bebin.

Në kohë të ftohtë dhe të keqe mbajeni bebin sa të jetë e mundur brenda, por nëse duhet të dilni duhet ta vishni mirë me xhakoventë/xhup dhe kapuç të ngrohtë për të mbuluar kokën dhe veshët.

Për të kuptuar në se është ngrohtë, kontrollohen duart, këmbët dhe gjoksi. Duart dhe këmbët janë pak më të ftohta se temperatura e gjoksit. Nëse këmbët, duart dhe gjoksi janë të ftohta, futeni në një mjedis të ngrohtë, zhvisheni, jepini diçka të ngrohtë dhe shtrëngojeni në gjoks, në mënyrë që të ngrohet nga trupi juaj deri sa t’i normalizohet temperatura e trupit.

Shtimi i rrobave apo shtresave para se të ngrihet temperatura, vetëm sa pengon ndryshimin e temperaturës se trupit (e burgos atë), pra përdorni metodat e tjera, para se te shtoni rrobat apo mbulesat.

/komuniteti