Disa prej shenjave të përgjithshme të rrezikshme për shëndetin e fëmijës janë kur:
- fëmija nuk është i aftë të pijë apo të ushqehet me gji,
- kur vjell gjithçka,
- ka apo ka pasur ngërçe dhe shtangime-konvulsione
- është letargjik apo i pavetëdijshëm
Si ta vlerësoni se ka shenja të përgjithshme të rrezikshme?
Fillimisht duhet të shohim nëse është i aftë të ushqehet në gji.
- Fëmija i cili nuk është i aftë të pijë lëngje apo të ushqehet në gji, ka “shenja të rrezikshme”.
Si të veprohet në rastet kur nuk është i aftë të pijë apo të ushqehet në gji?
Fëmija i cili ushqehet në gji mund të ketë vështirësi në thithje për shkak të bllokimit të hundëve. Nëse hundët e fëmijës janë të bllokuara, pastroni ato. Nëse fëmija mund të ushqehet në gji pasi t’i janë pastruar hundët, atëherë shenja “nuk është i aftë të pijë apo të ushqehet në gji” nuk është prezente.
A vjell fëmija gjithçka?
Fëmija i cili nuk është në gjendje të mbajë asgjë në barkun e tij, ka shenjën “vjell gjithçka“.
Raste të tilla janë kur:
- Fëmija i cili e vjell tërë ushqimin e marrë nuk është në gjendje t’i mbajë në barkun e tij lëngjet, ushqimin apo barnat.
Ndërsa kur fëmija vjell disa herë por mund të mbajë poshtë disa lëngje nuk e ka këtë shenjë të përgjithshme të rrezikshme.
Si të veprojmë kur fëmija ka ngërçe apo shtangime – konvulsione?
- Gjatë konvulsionit, duart dhe këmbët e fëmijës shtangohen për shkak të kontraktimit të muskujve, me raste mund ta humbë vetëdijen apo nuk është në gjendje t’u përgjigjet pyetjeve apo urdhrave të dhëna.
Një gjendje e tille mundë të shfaqet gjatë periudhës që fëmija ka temperaturë të lart trupore.
Nëse ka ngërçe apo shtangime -konvulsione, atëherë mund të përdorni rektiole Diazepam, aplikojeni atë në vrimën anale dhe drejtohuni menjëherë tek mjeku.
A është fëmija letargjik apo i pavetëdije?
- Fëmija letargjik nuk është i zgjuar dhe i vëmendshëm. Ai është i përgjumur dhe fare nuk i intereson se çfarë ngjet me rrethin. Në të shumtën e rasteve fëmija letargjik nuk e shikon fytyrën tuaj përderisa ju e shikoni.
- Në rastet kur fëmija është i pavetëdije ai nuk mund të zgjohet, gjithashtu nuk përgjigjet kur e thërrasim e tundim apo e prekim.
* Artikull i sponzorizuar nga Istanbul Medical Center