Nëse foshnja juaj rrëzohet nga kolltuku, shtrati, karrigja,shtrati i fëmijëve,apo nga ndonjë banak i lartë psh. ju do të duhet të shikoni mos është lenduar, sidomos nëse rrëzohet me kokë apo me shpinë.
Duhet të siguroheni që foshnja juaj nuk ka ndonjë lëndim serioz, mos të ketë të thyer ndonjë kockë, dhe nuk ka pësuar ndonjë tronditje apo ndonjë dëmtim tjetër të mbrendshëm. Rrëzimet mund të jenë serioze, por edhe pse eshtrat e foshnjes suaj janë të buta, ato nuk thehen aq lehtë sikurse te fëmijët më të mëdhenj.
Nëse juve ju duhet në rregull foshnja dhe sillet normal, atëherë rrëzimi nuk ka shkaktuar ndonjë lëndim serioz. Jeni mirënjohëse, por mbani sytë në të. Vazhdoni të keni kujdes, shikoni nga foshnja juaj 24 orë, sidomos nëse është rrëzuar apo ka lënduar kokën.
Nëse nuk jeni të sigurtë nga rrëzimi i foshnjes suaj, dhe mendoni se mund të ketë lënduar foshnjen, apo nëse foshnja juaj sillet si e irrituar apo konfuze, dërgojeni në vizitë mjekësore.
• Gjakderdhja të cilën nuk mund ta ndaloni.
• Nëse foshnja juaj merr frymë por nuk reagon – psh nëse ai është pavetëdije pas rrëzimit apo nëse nuk mund ta zgjoni pasi që ka fjetur.
Dërgoni foshnjen në emergjencë apo kontaktoni menjëherë mjekun nëse vëreni një nga këto shenja:
• Shenja të kockës së thyer, duke përfshirë deformime të dukshme, si tërheqja e ligamenteve.
• Shenja të mundshme të frakturës së kafkës: një pjesë e madhe e butë në lëkurën e kafkës, sidomos anash kokës (mbi apo pas veshit); shenja gjaku në të bardhën e syve apo lëng të kuqrremtë apo kullim të gjakut nga hunda apo veshët.
• Shenja tronditjeje, si psh rrotullim i pazakontë i syve apo bebëza të syve të cilat nuk janë të njejta për nga madhësia, të vjella të vazhdueshme apo dremitje jashtë mase. Mvarësisht nga mosha e foshnjes, vërejtja se si ecën apo zvarritet, konfuziteti apo problemi në të folur, shikim apo lëvizje motorike.
• Të bërtiturat apo të qarat e gjata, të cilat mund të kenë shkaktuar lëndim të mbrendshëm.