Cilëndo formë pelenash që e përdorni, pelena materiali apo pelena për një përdorim, udhëzuesi ynë do të ju tregojë disa instruksione hap-pas-hapi, për të arritur sukses në ndërrimin e tyre.
javë pas jave
Ndërrimi i pelenave të bebit: instruksione hap-pas-hapi
Përgatitja
Lani dhe thani duart tuaja, duke përdorur një leckë të lagur fëmijësh, nëse ju pëlqen.
Vendoseni në një vend të ngrohtë, të pastër dhe të thatë për të ndërruar fëmijën tuaj - një tryezë për ndërrim ose një leckë të pastër ndërrimi në një sipërfaqe të butë dhe të ngrohtë.
Përgatitni të gjitha gjërat që ju nevojiten, duke përfshirë një pelenë të pastër, një krem dhe shumë lecka të lagura. Nëse përdorni pelena materiali, do të keni nevojë për një mbulesë dhe për kapëset që mbajnë pelenën. Nëse fëmija juaj është i prirur për skuqje nga pelena, atëherë lyejeni me vaj bebesh ose krem bebesh kundër irritimit.
1. Zgjidheni pelenën e pistë, por mos e largoni atë ende.
2. Përdoni gjysmën e përparme të pelenës për të larguar ndyrësirën. Nëse fëmija juaj është djalë, mbuloni penisin e tij me një rrobe të pastër, që të mos mund të urinojë në ju.
3. Kapeni fëmijën tuaj nga këmbët dhe butësisht hiqni pjesën e poshtme të tij jashtë tryezës për ndërrim.
4. Mbështjellni pelenën e pistë në gjysmë nën bebit tuaj dhe pastrojeni.
5. Përdorni lecka të lagura për të pastruar pjesën e përparme të bebit. Nëse është vajzë, sigurohuni që ta pastroni nga pjesa e përparme duke kaluar mbrapa (nga zona vaginale në pjesën e poshtme). Kjo ndihmon që mos të shkaktojnë bakteriet ndonjë infeksion të mundshëm.
6. Ngritni të dy këmbët e bebit dhe pastroni pjesën e poshtme me leckë apo material të lagur. Përdoni ndonjë vaj apo krem bebesh, nëse është e nevojshme.
7. Largojeni pelenën e pistë. Pozicionojeni në gjysëm shpine bebin dhe vendosni gjysmën e pelenës së pastër nën pjesën e poshtme të bebit tuaj dhe gjysmën tjetër vendoseni në mes të këmbëve të bebit (zgjërojini këmbët e bebit aq sa ju duket e rehatshme për bebin). Mundohuni të mos e grumbulloni pelenën në mes të këmbëve të bebit – sepse kjo mund të shkaktojë parehati. Tek të posalindurit, shmangni mbulimin e kordonit umbelikal. Mund të blini pelena speciale për një përdorim për të posalindurit me pikë të prerë tek pjesa e lartë apo palojeni poshtë pjesën e përparme të pelenës. Tek djemtë, sigurohuni të poziciononi te poshtë penisin e tij, në mënyrë që të mos e urinojë pjesën e lartë të pelenës.
8. Lidheni pelenën sigurtë, duke u siguruar që të mos jetë shumë e ngushtë që të shtrëngojë lëkurën e bebit tuaj. Kontrolloni udhëzimet e prodhuesit për këshilla të veçanta.
Pas ndërrimit të pelenës së pistë, visheni fëmijën tuaj dhe lani duart tuaja tërësisht. Kjo është e tëra - ju keni mbaruar!
Këshilla
Sigurohuni: Nëse e ndërroni pelenën e bebit tuaj në sipërfaqe të ngritur, si në krevat apo tryezë për ndërrim pelenash, sigurohuni që të mbani një dorë tek bebi tërë kohën. Mos e mbani bebin tuaj pa mbikqyrje as për një sekondë!
Pajisuni: Të posalindurit mund të lagin tetë gjer në dhjetë pelena në ditë.
Argëtohuni: Ndërrimi i pelenës ofron një mundësi për një kohë të veçantë për njëri-tjetrin. Flisni dhe këndojini bebit tuaj, vëni në dukje pjesët e ndryshme të trupit të tij dhe shpjegojini se çfarë jeni duke bërë dhe së fundmi ndani një puthje.
Zbavituni: Nëse bebi juaj nuk është i rehatshëm gjatë ndërrimit të pelenës, mbajeni të angazhuar duke i dhënë lodra, fotografi, pasqyrë për ta parë veten apo ndonjë muzikë celulari, derisa të përkujdeseni për punën tuaj.