Po. Ajri i ftohtë dhe i thatë, era, temperaturat e ulëta, iritojnë lëkurën e ndjeshme të foshnjes suaj. Ndryshimet e papritura të temperaturave (në shtëpi dhe jashtë) nuk i bëjnë mirë lëkurës së foshnjes suaj, prandaj në këtë periudhë shpesh shfaqen këto probleme, duhet ti kushtoni vëmendje veçanërisht lëkurës së fytyrës, duarve dhe buzëve të foshnjes.
Kjo natyrisht nuk do të thotë që nuk duhet të dilni nga shtëpia, por të bëni krejt çka është e mundur që foshnja mos ta ketë shumë të ftohtë por as shumë të nxehtë. Për këtë foshnjen vishni me disa palë rrobesh, ashtu që ta keni më të lehtë ti hiqni palët në rast se e ka të nxehtë, dhe keni kujdes që materialet e rrobeve të jenë natyrale, që të mos djersitet apo mos të vie deri tek iritimi i lëkurës.
Gjithashtu, gjatë dimrit, gjatë qëndrimit jashtë, foshnja duhet të ketë kapele, dorëza, shall dhe këpucë të nxehta, ndërsa nëse po shetiteni me karrocë mbulojeni me batanije, sepse nëse foshnja nuk është në lëvizje duart dhe këmbët ftohen më shpejt.