Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Konvulsionet febrike (ngërçet e temperaturës)

Asgjë nuk i frikëson prindërit më shumë se konvulsionet febrike (ngërçet e temperaturës)

Prindërit këshillohen që sa më parë ta kërkojnë ndihmën e mjekut!

Konvulsionet febrile (ngërqet gjatë temperaturës) janë konvulzione që paraqiten gjatë infeksioneve të ndryshme të natyrës virale ose bakteriale me përjashtim të infeksioneve që prekin sistemin nervor qendror.

Asyeja se pse paraqiten vetëm te disa fëmijë nuk dihet. Rëndësi shumë të madhe ka predispozita familjare (gjenetike). Mosha më e prekur është nga mosha 6 muaj deri në 6 vjeç.

Dallojmë dy tipe të konvulzioneve febrile. Konvulsione febrile të thjeshta (tipike) dhe komplekse (atipike).

Konvulsionet febrile të thjeshta paraqiten sipas disa autorëve deri në 70 % te rasteve, paraqiten vetëm një herë në ditë dhe zgjasin jo më tepër se 15 minuta, ndërsa konvulsionet febrile komplekse mund të përsëriten brenda ditës dhe zgjasin më shumë se 15 min.

Manifestimet klinike

Më së shpeshti paraqiten kur temperatura rritet shumë shpjetë. Forma klinike më e shpeshtë është toniko-klonike (85%), klonike 10%, atonike 5% ose në formë apneje (gjendje pa frymë). Fëmijët janë zakonishtë të zbehtë, e humbin vetëdijen, shikim e kanë të kthyer në një anë ose lart. Tek disa fëmijë pas sulmit mund të paraqitet edhe nje formë paralize tranzitore (ang. Todd paralysis).

Diagnoza

Vihet në bazë të shenjave klinike. Ekzaminimet që duhen bërë janë: pasqyra e gjakut, elektrolitët dhe analizat biokimike. Mund të bëhen edhe ekzaminimet tjera për ta përcaktuar burimin e infeksionit. Në rastet e ngërqeve komplekse bëhet edhe EEG-a (pasi që të është qetësuar infeksioni) varësisht nga indikacioni nga ana e mejkut pediatër neurolog.

Mjekimi

Fillimisht duhet të ndërpriten konvulzionet menjeherë me benzodiazepine që jepen në formë rektiolesh. Recetat mund të merren vetëm te mjeku pediatër. Gjthashtu mjekohet edhe sëmundja infektive. Në ambientet shtëpiake prindërve ju rekomandojmë uljen sa më të shpejtë të temperaturës.

Prognoza

Në shumicën e rasteve është e mirë sidomos për konvulsione të thjeshta. Te disa fëmijë konvulsionet febrile mund të përsëriten e te disa nuk përsëriten më asnjeheë.

Shtrohet pyetja se a janë këta fëmijë të rrezikuar për zhvillim të epilepsisë më vonë? Një rrezik ekziston por sidoqoftë kjo varet edhe nga faktorë të tjerë.

Kujdes!

Konvulsionet febrile paraqiten në formë dramatike dhe mund të maskojnë shumë sëmundje të tjera psh meningjitin, disa forma dhe sindrome epileptike etj.

Prandaj prindërit i këshillojmë që sa më parë ta kërkojne ndihmën e mjekut.

 

Dr. Med. Shpresa Pula

Specialiste - Pediatre

/komuniteti