Para se të fillojë foshnja juaj të ecën, ajo nuk do të ketë nevojë për këpucë. Në fakt, këpucët suportive mund të pengojnë zhvillimin e lëvizjes së saj. Çorapet, papuçet apo këpucët me gomë të butë, mund të jenë të dobishme për të mbajtur ngrohtë, por edhe shputat e zbathura janë në rregull.
Në momentin kur foshnja juaj bën hapat e parë, është koha për ti blerë këpucë prej së vërteti. Të cilat nuk duken si këpucë foshnjesh, por të cilat janë më shumë si pandofle, ato kanë gomë e cila është më e përshtatshme dhe të sipërmen më reale. Këpucët mbrojnë shputat e fëmijëve jashtë shtëpisë dhe kudo që mund të ketë sipërfaqe të rrezikshme.
Mbrenda (dhe jashtë në sipërfaqe siç është rëra) është ide e mirë që fëmiu juaj te mbathë çorape apo këpucë të buta foshnjash – apo të ecën zbathur, nëse dyshemeja është e ngrohtë mjaft që të jetë komforte. Fëmijëve me shputa të mbathura lehtë apo zhveshur, iu ndihmon që të ndërtojnë forcë dhe koordinim të këmbëve dhe shputave.
Këshilla në blerjen e këpucëve
• Bëjeni blerjen pasdite. Kur të jetë fëmiu më i pushuar në mëngjes, edhe shputa do të jetë poashtu më e pushuar. Në fakt, ato zgjerohen për 5 % në fund të ditës, që i bën të përshtaten më shumë.
• Zgjedhni atlete apo këpucë të tjera që janë më ajrosëse, më të lehta për nga pesha (pëlhurë apo lëkurë e butë) në vend të lëkurës së vjetër të ngurtë. Shmangni teë veshurat sintetike, të cilat bëjnë që shputa të djersitet.
• Shikoni pjesën e poshtme të këpucës. Duhet të jetë fleksibile, jo e ngurtë dhe pa ajrosje. Goma e pjesës së poshtme duhet të jetë jo e rrëshqitshme që të ofrojë shkelje të mirë.
• Ju nuk duhet të bleni maja të larta, edhe pse ju duken më mirë!
• Për ti provuar nëse përshtaten, fëmiu duhet ti provojë duke qëndruar në këmbë. Duhet të ketë vend të mjaftueshëm për të hyrë këmba, dhe gjerësia e gishtit dhe fundi i shputës duhet ti përshtaten këpucës. Kjo do tju ofrojë lëvizje më të lirë.
• Prekni materialin në majën e këpucës (nëse është butësia e mjaftueshme).
• Lejoni fëmiun që të ecën në dyqan për një kohë me këpucë të reja, për tu siguruar nëse nuk krijojnë ndonjë irritim.
• Sigurohuni që lidhëset janë të gjata mjaft për lidhje të dyfishtë (apo nëse jo bleni një palë tjera përderisa jeni aty).