Pikërisht diarreja akute tek fëmijët më të vegjël së tre vjeç është shkaku më i shpeshtë i hospitalizimit.
Në rastin kur jashtëqitja e foshnjës suaj është e tëholluar, numri i jashtëqitjeve më shumë se 3 në 24 orë, e gjithë kjo e përcjellë nganjëherë me vjellje dhe temperaturë të rritur, kemi të bëjmë me gastroenteritis akut ose diarre (jashtëqitje) akute. Kjo në shumicën e rasteve do të zgjas më pak se shtatë ditë dhe jo më gjatë se 14 ditë.
Pikërisht diarreja akute tek fëmijët më të vegjël së tre vjeç është shkaku më i shpeshtë i hospitalizimit. Shkaktar i diarresë është rotavirusi, ndërsa sëmundja si e tillë është kryesisht e vetësherueshme, pa komplikime shtesë. Shumica e rasteve mund të mbikëqyret në shtëpi dhe vizita tek mjeku nuk është e domosdoshme.
Megjithatë, lajmërojuni mjekut tuaj po qe se fëmija juaj:
Është nën moshën dy muajsh
Vuan nga sëmundje serioze ose kronike
Vjellë në mënyrë permanente
Ka diarre (barkëqitje) në sasi të madhe me shpeshtësi të shtuar të jashtëqitjeve (më shumë se 8 herë në ditë)
Është mirë të dini
Diarreja akute nganjëherë mund të ketë formë më të rëndë ose të jetë afatgjate (më shumë se 14 ditë), kurse faktorë të rrezikut për këtë janë:
nëse fëmijë është i vogël (< 6 muaj)
nëse fëmijë nuk është në gji
nëse fëmija ka imunodeficiencë
nëse fëmija ka sëmundje kronike inflamatore të zorrëve
të sëmurët nga kanceri
mosushqyeshmëria
infeksioni rotavirusor tek fëmijët e vegjël
statusi i ulët social-ekonomik.
Si të trajtohet diarreja akute
Zgjedhja e parë në trajtimin e diarresë akute është kompensimi i lëngjeve (rehidrimi) përmes dhënies së lëngut në gojë. Rehidrimi bëhet me tretje orale rehidrike (TOR). Për popullatën evropiane (në të cilën nuk ka kolerë) rehidrimi bëhet me anë tretjeve hipoosmolare rehidrike (që përmbajnë Na+ 60 mmol/L).
Tretjet të cilat përmbajnë sasi të mëdha të sheqerit (lëngjet e frutave me sheqer shtesë, çaji, Coca-Cola...) mund ta përkeqësojnë barkëqitjen dhe kurrsesi nuk rekomandohen. Uji si i tillë nuk ka sasi përkatëse të natriumit dhe mund të shkaktojë çrregullimin e elektrolitit nëse aplikohet në sasi të mëdha tek fëmija që me këtë rast nuk merr ushqim ose TOR.
Nëse rehidrimi nuk mund të aplikohet me anë të dhënies në gojë dhe fëmija lajmërohet në spital, është e këshillueshme futja e tubës nazogastrike përmes së cilës jepet TOR (rehidrimi enteral). Mënyra e këtillë e rehidrimit është po aq e efektshme sikurse edhe rehidrimi me infuzion intravenoz, ndërsa ka më pak efekte anësore.
Pas rehidrimit fillestar gjatë të cilit kompensohen humbjet e lëngjeve (katër orët e para) gjithsesi është me rëndësi të vazhdojë të ushqyerit e fëmijës. Po qe se fëmija ushqehet me qumështin e nënës, duhet të vazhdojë dhënia e gjirit, ndërsa po qe se ushqehet me formulë, të vazhdojë ushqimi me formulë të të ushqyerit. Nuk ka nevojë të ndërpritet ushqimi as të aplikohen dieta të posaçme.
Cilat barna do të ndihmojnë tek diarreja akute
Sa u përket barnave, ekzistojnë studime klinike të cilat kanë treguar se aplikimi i racekadotrilit e zvogëlon dukshëm zgjatjen e diarresë ashtu që mund të rekomandohet përdorimi i tij.
Për probiotikë është provuar shkencërisht se janë efektiv në zvogëlimin e zgjatjes së diarresë mesatarisht për një ditë. Mirëpo, është e nevojshme të aplikohen ato lloje të cilat klinikisht janë dëshmuar si efektive (LGG dhe S. Bularditë) në dozë prej 109-10 CFU. Është e domosdoshme të jepen menjëherë, përkatësisht shumë herët nga shfaqja e simptomave, kurse janë më të efektshëm tek diarreja akute, ujore (e shkaktuar nga virusi). Për aplikimin e sinbiotikëve nuk ka studime të mjaftueshme që të mund të rekomandoheshin, kurse përdorimi i vetë probiotikëve nuk këshillohet.
Antibiotikët janë shumë rrallë të nevojshëm, madje po qe se aplikohen pa indikacione të qarta, mund të zgjasin bacilbartjen. Duhet të aplikohen në rastet e temperaturës (etheve) salmoneloze , shigellozës, infeksionit sistemik dhe eventualisht infeksionit me Compylobacter si dhe tek fëmijët me imunitet të zvogëluar.
Artikull i sponzoruar nga Lino Podravka