Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Vajzat më të lehta gjatë trajnimit të toaletit

Vajzat zakonisht janë më të lehta kur bëhet fjalë për trajnim të përdorimit të toaletit, por nuk kemi parë deri më tani ndonjë hulumtim që shpjegon se përse është kështu. Përveç kësaj, disa vajza lagen në krevat, dhe përsëri, askush nuk e di përsenë.

Nëse po përpiqeni të shikoni shenjat nëse fëmija juaj është i gatshëm për trajnim toaleti, nuk ka rëndësi a keni vajzë apo djalë.

Shenjat kryesore janë:

• Vajzat mund të presin me orë të tëra para se të urinojnë dhe gjatë urinimit, ato zbrazin tërë fshikëzën, në vend të urinimit të një sasie të vogël, e cila është tipike tek fëmijët e vegjël.

• Vajzat i kuptojnë fjalët që përdoren në familjen e tyre për të komunikuar toaletin, siç janë “qiqi” dhe ”qisha”.

• Vajzat mund të marrin oturakun vet, të ulen në toalet vet, si dhe mund të ulin dhe ngrisin pantallonat pa ndihmën e askujt.

• Vajzat në përgjithësi kuptojnë se çfarë shkon së bashku me instruksionet verbale. Nëse fëmija juaj tipikisht nuk i ndjek shumicën e instruksioneve tuaja, ju duhet të merreni tani me këtë, dhe të prisni për të filluar me trajnimin e toaletit./bebaime.com/

/komuniteti