Për shërimin e fëmijëve duhet të përdorni sa shumë burime natyrore, pa kimikate dhe substancat artificiale. Megjithatë, shumë prindër nuk e dinë nga të fillojnë ose kanë frikë se këto preparate nuk janë mjaft të efektshme. Në këtë gabojnë, sepse ilaçet natyrore mund të jetë ndihmë e madhe në trajtimin e shumë sëmundjeve. Xhenxhefilli, livandoja, eukalipti, mjalta dhe rozmarina mund të jenë ndihmë e madhe për sëmundjet e vogla.
javë pas jave
Shëroni fëmijët në mënyrë natyrale
Ftohja
Për të ndihmuar fëmijën tuaj për të hequr qafe mukozën, shtoni tre pika vaj eukalipit në një tigan me ujë të valë. Hiqeni nga të nxehtit, leni të ftohet pak dhe jepini fëmijës për të marr frymë me një peshqir mbi kokën e tij. Avulli duhet marrë frymë me hundë për disa sekonda, me pushime të vogla nga avulli i nxehtë. Në mbrëmje vendosini një jastëk nën kokë, në mënyrë që fëmija të fle me kokë pak më të ngritur. Spërkatni jastëkun me ca pika vaji eukalipti. Gjatë ditës jepini fëmijës të pijë mjaft ujë sepse ai ul temperaturën.
Kolla
Ndihmon uji shumë i nxehtë me lëng limoni. Sipas pohimit të profesor Ron Eklis-it nga Qendra për rinitit të zakonshëm në Cardiff, ilaçet klasike për rinitit janë vetëm 15 për qind më të dobishme se placebo.
“Secili lëng ndihmon. Pijet e nxehta me shije të hidhur janë veçanërisht të dobishme” thotë ai.
Mund të pregatitni çaj kundër kollës: 30 gram gjethe trumze i mbuloni me ujë të vluar. Ftoheni, dhe shtojini një lugë supe mjaltë. Merrni nga një lugë kurdo që ndjeni nevojë të zbusni kollën.
Pezmatimet nga panolinat
Foshnjat shpesh pezmatohen nga panolinat, sidomos kur bythët e tyre skuqen. Lyejini me kremë me bazë kumaku. Krahas kësaj, provoni disa lloje panolinash.
Dalja e dhëmbëve
Foshnjat janë shumë nervoze kur iu dalin dhëmbët. Do t`ua lehtësoni dhembjet nëse mishrat e dhëmbëve i lyeni me përzierjen e vajit të ullirit dhe vajit esencial të kamomilit. Kamomili lehtëson kruarjen dhe dhembjen.
Ulcerat dhe plagët në gojë
Bëni një tretje tuajën për shpërlarje të gojës: në një filxhan me ujë të valë i hedh një lugë çaji kripë. Lëreni të ftohet, pastaj shtoni një pikë vaj livando dhe një pikë vaji nga druri çajit. Tretja është zgjidhja më e përshtatshme për fëmijët më të vjetër që e dinë se si të gurgullohet.
Të përzierat gjatë udhëtimeve
Mjekësia tradicionale Kineze për shekuj me radhë e përdor xhenxhefillin si një mjet kundër të përzierave. Një copëz nga korja e xhenxhefillit zihet për 10 minuta, ftohet dhe para udhëtimit pihet një gotë.
Masat e sigurisë
Nëse besoni se fëmija juaj është i sëmurë, ju së pari duhet të konsultoheni me një mjek. Në veçanti ju duhet të jeni të kujdesshëm me vajrat esencialë dhe bimët, sepse ato mund të jenë shumë të fortë. Vajrat eterikë nuk u jepen fëmijëve që vuajnë nga astma ose ekzema.
Çfarë duhet të përfshijë barnatorja shtëpiake
Shishe e vajit me cilësi të lartë nga eukaliptusi, livandoja, pemë çaji dhe kamomili
Krem me bazë kumaku
Çaj nga kamomili
Rrënjë të freskëta xhenxhefilli
Mjaltë
Vaj të ftohtë ulliri
Gjethe trumze
Limon të freskët