Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Ndjenja e dhembshurisë tek fëmiu

Dashuria, respekti, toleranca dhe mirëkuptimi i treguar nga nëna, babai dhe pjesëtarët e familjes ndikon në zhvillimin e ndjenjës së dhembshurisë dhe ndërgjegjes tek fëmija.

Nëse fëmijët mbahen larg fenomeneve negative dhe të frikshme , nëse rriten duke parë shembuj pozitivë atëherë ato do të mbushen me ndjenjën e dashurisë dhe dhembshurisë. Duhet të vëzhgohen me kujdes sjelljet e fëmijës ndaj kafshëve dhe ambientit përreth.

Të gjitha hallkat të cilat e bëjnë njeriun njeri forcohen me zhvillimin e ndjenjave të dhembshurisë dhe ndërgjegjes. Dhe kjo fillon që nga përkujdesja dhe edukimi që prindërit i japin fëmijës. Ndjenjat ekzistuese të dhembshurisë dhe ndërgjegjes duhet të mbrohen dhe të zhvillohen me anë të marrëdhënieve të shëndosha me mjedisin dhe shoqërinë. Plotësimi i nevojave të fëmijës nga nëna dhe babai , qëndrimi i tij në një lidhje e cila mbështetet në dashuri dhe siguri dhe mbrojtja nga veset e dëmshme mundëson ndjeshmërinë e ndjenjave të dhembshurisë dhe ndërgjegjes.

Pse është e rëndësishme përkujdesja?

Njeriu është një qenie biopsikosociale. Funksionimi i rregullt i sistemit të mendimit dhe ndjenjave kërkon një zhvillim të shëndetshëm biologjik. Ky individ mbrohet me anë të përkujdesjes dhe një ambienti të pastër. Mbrojtja e anës biologjike kërkon mund dhe ndonjëherë të bën viktimë të stresit. Prishja e sistemit të mendimit dhe ndjenjave i hap rrugë çrregullimeve në sjellje , shfaqen reagime të çrregullta dhe personi nuk arrin të ndjejë plotësisht ndjenjat e dhembshurisë dhe ndërgjegjes.

A është i rëndësishëm komunikimi mes prindërve?

Në rastin kur mungojnë ndjenja e dhembshurisë dhe ndërgjegjja çrregullime si personalitet psikopatik( çrregullimi i një personaliteti antisocial) , çrregullimi paranoid( një person i cili dyshon në çdo gjë) mund të vëzhgohen që në barkun e nënës. Shëndeti i nënës është i lidhur me dashurinë dhe respektin e babait , me një dyshe të harmonizuar. Tek personat të cilët nuk mirëkuptohen me bashkëshortët e tyre veçanërisht gratë shfaqet shpesh depresioni. Prandaj për të zhvilluar ndjenjën e dhembshurisë dhe ndërgjegjes tek fëmija përpiquni të shmangni konfliktet dhe situatat e pakëndshme.

Çfarë lloj mangësish shfaqen tek fëmija nëse nëna dhe babai janë në depresion?

Plotësimi i nevojave themelore në kohën e duhur mundëson krijimin e një individi të ndjeshëm ndaj vuajtjeve , dhimbjeve. Duke e bërë këtë ai vazhdimisht përpiqet të kuptojë gjuhën e nënës dhe babait dhe në këtë mënyrë zhvillon dhe gjuhën e tij të trupit. Kështu bashkë me zgjuarsinë akademike zhvillohet dhe zgjuarsia emocionale. Nëse nëna dhe babai kalojnë në depresion fëmija mund të zhytet në mendime të thella dhe në këtë mënyrë krijohet një komunikim i mangët ose i cunguar i cili është shprehje e një çrregullimi serioz.

A është i mundur riparimi i mangësive?

Gjatë periudhës së zhvillimit ë fëmijës ka disa faza shumë të rëndësishme , nëse mangësitë shfaqen gjatë këtyre fazave riparimi është i pamundur. Mungesën e nënës mund ta plotësojë pjesërisht vetëm dashuria e njerëzve të cilët e kanë dashur e mbështetur atë. Por përsëri nëna dhe babai mund të quhen të fituar nëse pas shërimit të plotë e kapin situatën aty ku e kanë lënë më parë. Sëmundjet psikologjike ndonjëherë shkaktohen nga nervozizmi i nënës apo babait ose nga teprimi në dhënien e dënimit ndaj fëmijës. Dhe kjo i hap rrugën shfaqjes së traumave tek fëmija dhe ndikon negativisht tek ndjenjat e dhembshurisë dhe ndërgjegjes.

Çfarë duhet të bëjmë në komunikimin me ambientin përreth?

Rritja e fëmijës në një ambient të pastër, natyral dhe të shëndetshëm është shumë e rëndësishme. Duhet të analizohen mirë shkaqet e ndonjë problemi të fëmijëve në marrëdhëniet me kafshët, nëse fëmija ka shumë frikë apo nëse sillet në mënyrë brutale ndaj tyre. Përsëri gjatë proceseve të zhvillimit rrethi social dhe marrëdhëniet shoqërore luajnë një rol të rëndësishëm. Nëse fëmija reagon ashpër ndaj shokëve apo motrës, vëllait atëherë duhet të rishikohen dhe një herë nevojat e paplotësuara dhe traumat e kaluara.

/komuniteti