Fëmijët dallojnë për nga temperamenti. Disa fëmijë janë më të ndjeshëm se të tjerët, disa më aktivë, disa më lehtë e disa më vështirë përshtaten me ndryshimet në mjedis. Këto janë tipare të temperamentit të cilat ndikojnë në gjumin e fëmijës. Beba Ime këshillon se si ti mësojmë të vegjëlit tonë të flenë vetëm në krevatet e tyre.
Jini të vendosur dhe mos u dorëzoni nga qëllimi që ata duhen të flenë vetëm. Fëmijët mësohen shpejtë.
Foshnjat rreth muajit të pestë fillojnë papritmas vështirësitë për të flerë natën. Tek disa foshnja, rreth muajit të gjashtë lajmërohen zgjimet e natës. Që të vazhdojnë gjumin, ju duhet biberoni (cuclla), batanija e preferuar apo ndonjë lodër për përkëdhelje. Pas disa netëve, prekjet zëvendësoni me mesazhin: “Gjithçka është në rregull. Unë jam këtu, vazhdo të flesh”.
Mos prisni që menjëherë të pushojë nga të qarat por jini të vendosura në sjelljet tuaja, sepse në atë mënyrë do të arrini që pas disa javësh, fëmija të fle tërë natën në kontinuitet.