Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Belbëzimi tek fëmijët

Flisni ngadalë dhe qartë me fëmijën tuaj

Shumë fëmijë të vegjël kalojnë përmes kësaj faze në mes të moshës 2 dhe 5 vjec, kur belbëzojnë duke përsëritur disa rrokje, fjalë apo fraza, duke i zgjatur ato apo duke i ndaluar, apo duke mos bërë zë për tinguj apo rrokje të caktuara.

Belbëzimi është një formë e disfluencës – një ndërprerje në rrjedhën e të folurit. Në shumë raste, belbëzimi largohet vetvetiu gjer në moshën 5 vjeç; tek disa të tjerë zgjat më shumë.

Nuk egziston kurë për belbëzimin, por trajtimet efektive janë të mundshme, duke i ndihmuar fëmijës tuaj për ta tejkaluar.

Çfarë e shkakton belbëzimin?

Ekspertët mendojnë që egzistojnë një sërë faktorësh të cilët kontribojnë në belbëzim, duke përfshirë:

• Gjenetika: Rreth 60% e atyre që belbëzojne, e kanë një anëtarë të ngushtë të familjes i cili belbëzon.

• Të folur tjetër dhe probleme gjuhësore apo vonesa në zhvillim.

• Diferencat në përpunimin e gjuhës në tru: Njerëzit të cilët belbëzojnë e përpunojnë gjuhën në zona të ndryshme të trurit. Dhe problemi qëndron në mënyrën se si truri bashkëvepron me mesazhet e muskujve dhe pjesëve të trupit të nevojshme në të folur.

Shenjat e hershme të belbëzimit

Shenjat e para të belbëzimit tentojnë të shfaqen tek fëmijët e moshës 18 – 24 muajshe, kur në fjalorin e tyre ka një shpërthim kur fillojnë ti vënë fjalët bashkë për të krijuar një fjali. Për prindërit, kjo mund të jetë shqetësuese dhe frustruese, por është e natyrshme për fëmijët të belbëzojnë ngapak në këtë periudhë. E rëndësishme është që të jeni sa më të durueshëm me fëmijën tuaj.

Fëmija mund të belbëzojnë për disa javë apo muaj, dhe belbëzimi mund të jetë sporadik. Shumë fëmijë fillojnë të belbëzojnë para moshës 5 vjeç, dhe ndalojnë pa ndonjë intervenim të nevojshëm siç mund të jetë terapia e të folurit apo gjuhës.

Megjithatë, nëse belbëzimi i fëmijës tuaj është frekuent, vazhdon të përkeqsohet dhe është i përcjellë me lëvizje të fytyrës dhe trupit, atëherë vlerësimi i një terapeuti të të folurit (rreth moshës 3 vjeç) është një ide shumë e mirë.

Vitet shkollore

Zakonisht, belbëzimi bie në nivele shumë të ulëta kur fëmijët hyjnë në shkollë fillore dhe fillojnë të mprehin aftësitë e tyre komunikuese. Një fëmijë i moshës shkollore i cili vazhdon të belbëzojë, është i vetëdijshëm për këtë problem dhe mund të ndihet i turpëruar për këtë. Shokët e klasës mund ti kushtojne vëmendje në lidhje me këtë apo madje edhe mund ta tallin.

Nëse kjo ndodh me fëmijën tuaj, flisni me mësuesin, ai mund të adresojë këtë problem në klasë me fëmijët. Mësuesi gjithashtu duhet të jetë në gjendje për të ulur numrin e situatave të vështira të të folurit për fëmijën tuaj derisa të fillojë terapia e të folurit.

Kur duhet të kërkoni ndihmë

Nëse fëmija juaj është 5 vjeç dhe ende belbëzon, atëherë konsultohuni me mjekun tuaj, si dhe mundësisht me një logoped. Juve duhet të kontaktoni me logopedin nëse:

• Përsëritja e tërë fjalëve dhe frazave bëhet e vazhdueshme dhe e tepërt

• Përsëritjet e tingujve dhe rrokjeve fillojnë të bëhen më të shpeshta

• Ka një rritje të zgjatur të fjalëve

• Të folurit fillon të bëhet më i vështirë dhe më i tendosur

• Vëreni tensione të shtuara të fytyrës apo ngushtësi në muskujt e të folurit

• Vëreni tensione vokale si rezultat në të folurit me zë të lartë

• Fëmija juaj tenton të shmang situatat që kërkojnë të folur

• Fëmija juaj ndryshon fjalët nga frika nga belbëzimi

• Fëmija juaj i ka lëvizjet e fytyrës apo trupit së bashku me belbëzimin

• Ju keni shqetësime të tjera rreth të folurit e fëmijës tuaj

Shumë shkolla ofrojnë teste dhe terapi të përshatshme, nëse ju jeni të shqetësuara rreth belbëzimit për rreth 6 muaj apo më shumë.

Çfarë mund të bëjnë prindërit

Provoni këto hapa në mënyrë që ti ndihmoni fëmijës tuaj:

• Mos kërkoni nga fëmija juaj të flasë precizë dhe korekt gjatë tërë kohës. Lejojeni të argëtohet dhe të kënaqet.

• Shfrytëzoni vaktet e ushqimit si kohë bisede. Shmangni humbjen e vëmendjes me radio apo TV.

• Shmangni korrigjimet apo kritikat si “më ngadalë”, “mos u ngut”, apo “merr frymë thellë”. Këto komente, edhe pse qëllimmira, do ta bëjnë fëmijën tuaj të ndjehet pa vetbesim.

• Shmangni të folurit e fëmijës tuaj apo leximin me zë të lartë kur ai ndihet jokomfort apo kur belbëzimi rritet. Në vend të kësaj, gjatë kësaj kohe inkurajoni aktivitetet të cilat nuk kërkojnë shumë të folur.

• Mos e ndërprisni fëmijën tuaj apo ti thoni të fillojë nga fillimi.

• Mos i thuani fëmijës tuaj të mendojë para se të flasë.

• Krijoni atmosferë të qetë në shtëpi. Mundohuni të ngadalësoni ritmin në jetën familjare.

• Flisni ngadalë dhe qartë me fëmijën tuaj apo me të tjerët në prani të tij.

• Mbani kontakt të natyrshëm sy më sy me fëmijën tuaj. Mos e shmangni shikimin apo shenjat të cilat tregojnë që është i shqetësuar.

• Lejoni fëmijën tuaj të flasë për vetveten dhe të përfundojë mendimin apo fjalinë. Pushoni para se ti përgjigjeni fëmijës tuaj në pyetje apo komente.

• Flisni ngadalë me fëmijën tuaj. Kjo kërkon praktikë! Modelimi i një norme të ngadaltë të të folurit do të ndihmojë në rrjedhshmërinë e fëmijës suaj./bebaime.com/

Ardian (12 vite më parë)
Pershendetje, eshte nje teme shume e qelluar, ju lutem shkruani me teper ne lidhje me belbezimin e femijeve dhe sherimin e tij .. flm

/komuniteti