Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

7 mënyra për të larguar mikrobet

Nuk duhet të bëni luftë me mikrobet për të mbrojtur familjen tuaj nga sëmundjet e mikrobeve. Vetëm ndiqni këto shtate hapa të rëndësishëm:

1. Të lahen duart në kohë strategjike

Mësojini fëmijët tuaj të lajnë duart para ngrënies, pas shkuarjes në banjo, pas ledhatimit të ndonjë kafshe, ose pas lojës jashtë.

2. Pastrimi duarve me ujë e sapun

Bëni larjen e duarve në mënyrë të drejtë. Me ujë dhe sapun, duhen vetëm 20 sekonda, që të mbytni mikrobet që duhen mbytur.

3. Mbaj një pastruese duarsh

Mbani një shishe sanitarie për duar me vete, gjatë vizitës në terrene sportive, në supermarkete, dhe vende të tjera, ku nuk keni qasje në lavaman. Sigurohuni që të mbuloni çdo pjesë të dorës, duke përfshirë pjesën nën thonjtë, nëse është e mundur.

4. Asgjësoni mikrobet e frikshme

Pas pregatitjes së mishit apo shpezëve, lani enët e përdorura me ujë të ngrohtë, sapun dhe sprej dezinfektues. Bakteriet zakonisht gjenden në mish të papjekur – duke përfshirë sallmonelën, kampilobakterien dhe E.col – të cilat janë më të rrezikshme, se bakteriet tjera që mund ti keni në shtëpi.

5. Trajtoni lëndimet me pajisje të përshtatshme

Pastroni plagën me sapun dhe ujë. Trajtojeni me krem antibakterial, vendosini një fashë dhe ndërroni fashën çdo ditë, derisa të shërohet plaga.

6. Ndaloni mikrobet në derë

Sigurohuni që fëmijët tuaj janë vaksinuar në kohë, duke përfshirë edhe vaksinën e gripit apo vaksinën në formë spreji nazal. Fëmijët e çerdheve apo shkollave, që janë vaksinuar kundër gripit kanë më pak gjasa që të sjellin në shtëpi ndonjë bakterie, e cila mund të infektojë tërë familjen.

7. Lecka dhe detergjenti

Nëse dikush në shtëpinë tuaj është i sëmurë, merrni mundimin për të pastruar teledirigjuesit e TV-së, lodrat dhe sendet e tjera, që i prekin fëmijët gjatë gjithë ditës. Përdorni një leckë adekuate për pastrimin e shtëpisë dhe pregatiteni vet detergjentin për pastrim, duke kombinuar 1 lugë gjelle me zbardhues, me 1 kuart (4 gota) ujë.

/komuniteti