18.05.2015 - Në një botë ideale, seksi do të ishte gjithmonë një përvojë e mrekullueshme, por, për shumë gra, seksi mund të përfshijë dhimbje të padëshiruar. Anketa Kombëtare e Shëndetit Seksual gjeti se 30% e grave raportuan disa dhimbje gjatë përvojës së tyre seksuale.
Hulumtuesit gjetën se një numër i madh i këtyre përvojave të dhimbshme mund të shmanget nëse:
- Ato do të kishin më shumë kohë për t’u nxehur seksualisht
- Nëse do të përdornin lubrifikim shtesë
Nëse jeni duke përjetuar dhimbje gjatë seksit, është e rëndësishme për t’u këshilluar me doktorin që të shihni e a keni ndonjë infeksioni. Është gjithashtu thelbësore që të dini se ju keni të drejtë të ndaloni aktivitetin seksual, nëse ai bëhet i dhimbshëm dhe të kërkoni nga partneri juaj atë që ju duhet.
Burimi: kosovalive360