09.06.2015 - Ndonjëherë raportet sukale mund të përcillen me dhimbje, gjendje kjo që me term mjekësore quhet distrofitë.
Në distrofitë kanë gjetur përdorim të madh preparatet lubrifikante që e lehtësojnë raportin seksual. Duhet mbajtur parasysh që një pjesë e produkteve siç janë xhelët lubrifikues, nuk kanë asnjë kundër ndikim dhe mund të përdoren gjatë gjithë kohës që dëshiron çifti.
Lubrifikimi vaginal është mjaft i rëndësishëm, për të pasur raport seksual të pëlqyeshëm. Ndjenja e lagështirës gjatë raportit seksual varet nga sekrecioni i prodhuar nga dy gjëndra të vogla të vendosura në afërsi të hyrjes së vaginës, që janë gjëndrat e Bartolinit. Sëmundjet inflamatore dhe deficiti i estrogjenëve, pjesërisht mund të ndërhyjnë të ulin funksionin e këtyre gjëndrave. Por shkaku më i shpeshtë, është stimulimi jo i mirë nervor.
Në fakt këto gjëndra funksionojnë nën stimujt nervor që vijnë nga eksitimi, nga dëshira seksuale. Në mungesë të këtij komponenti të rëndësishëm, sekrecioni i tyre do të jetë i pakët ose nuk do të jetë fare.
Raportet jo të dëshiruara apo raportet emotive, raportet që vijnë nga një kohë e pamjaftueshme për përgatitjen e pentrimit (siç janë përkedhelitë dashurore), kanë treguar se shpesh raportet seksuale kanë qenë të dhembshme.
Paraloja bëhet e rëndësishme pas moshës 50 vjeçare, kur koha midis eksitimit dhe pikut maksimal të sekrecioneve vaginale është e zgjatur. Lidhja e ngushtë midis sekrecionit dhe reagimeve nervore, shpjegon edhe lubrifikimin jo të mirë shpeshherë të thatë dhe shpesh me probleme psikologjike dhe seksuale mjaft komplekse.
Burimi: kosovalive360