Kur dikush e thotë fjalën “foshnje” ju menjëherë mendoni për një foshnje të bukur me fytyrë engjëllore, flokë të mëndafshtë, faqe të kuqe, sikur të ishte foshnje e reklamave. Ndërsa foshnja juaj nuk ju duket fare e tillë!
Përkundrazi, i posalinduri juaj, që ju duket me kokë të madhe, qafë të vogël, fytyrë të vogël, sy të mëdhenj, këmbë të shkurtra,… të gjitha këto janë normale, mos u brengosni, për disa javë, foshnja juaj do të ju duket si një ëngjëll i vërtetë.