E rëndësishme është që, prindërit ta dërgojnë foshnjen tek pediatri që të vërtetojnë nëse egzistojnë arsye mjekësore për atë qarje të madhe (pezmatimi i veshit të mesëm apo hunda e zënë).
Nëse foshnja është e shëndetshme, nuk është e uritur, etur apo e lagur – ato janë ngërçe. Më e rëndësishme është që ta kuptoni që në pyetje është një gjendje relativisht e shpeshtë e cila nuk lë pasoja. Tani duhet ta inkurajoni vetveten, të keni mendje të kthjellët dhe të mos bëni panikë, dhe të prisni që të përfundojë kjo periudhë e tmershme në jetën tuaj e quajtur “ngërçe”.
1. Merrni foshnjen në krahë, përkundeni lehtësisht apo shetiteni nëpër shtëpi.
2. Mbështjellni foshnjen me batanije që të ndjehet rehat dhe luhateni në karrocë apo luhatëse.
3. Mund ta luhatni edhe ta mbani fortë në kraharor. Foshnjat kanë dëshirë ti ndjejnë të rrahurat e zemrës së nënës së tyre sepse kjo i qetëson.
4. Disa foshnja qetësohen gjatë vozitjes në makinë.
5. Masazhoni stomakun e saj, të lyer paraprakisht me vaj për foshnja.
6. Vendosni në stomakun e foshnjes një panolinë të ngrohtë dhe masazhoni lehtësisht rreth kërthizës.
7. Jepni foshnjes çaj nga kopra dhe kimi i cili qetëson dhembjet gjatë ngërçeve.
8. Jepini shurup për qetësim i cili pregatitet në barnatore. Vetëm sipas udhëzimeve të pediatrit edhe në rastet më të rënda.
9.Këndojini foshnjes këngë të lehta qetësuese, duke i pëshpëritur në vesh. Mund ti pëlqejë kënga dhe të ndalojë së qari për ta ndëgjuar.
10. Testoni ushqimin tuaj nëse jeni nënë gjidhënëse. Shmangni ushqimin i cili fryen (bizelet, fasulet, lakra) dhe zvogëloni konsumin e lëngjeve të gazuara siç është kafeja, çokolata, piperi, speci pikant, çilli, dhe mëlmesat tjera të rënda.
11. Lëreni për pak kohë të vetme në krevatin e saj në dhomë të qetë, me muzikë të lehtë qetësuese (Mocart, Betoven), ndoshta pas disa minutash qarjeje do të qetësohet.