Gogësima është pjesë e rëndësishme e ushqimit të foshnjes. Derisa foshnja thith, gëlltit ajër, i cili krijon një ndjenjë të pakëndshme të shkaktuar nga fryrja. Që të mos i pengojë ai ajër, foshnja duhet të gogësojë menjëherë pas thithjes. Pas dhe gjatë secilës ushqyerje foshnja duhet të nxjerr ajrin e mbledhur të panevojshëm.
Foshnjat të cilat ushqehen me shishe duhet të gogësojnë pas 50 gr pirjesh gjegjësisht pesë minutash, ndërsa foshnjat të cilat thithin duhet të gogësojnë pas secilës gjithithje.