Udhëheqës i lindur
Nëqoftëse djali apo vajza juaj e lindur në shenjën e Dashit ka lindur para kohës së caktuar, kjo gjë nuk duhet të ju befasojë: fëmijët e lindur në shenjën e Dashit janë gjithmonë ata të cilët prijnë përpara grupit. Me pamjen 'A kemi mbërritur ende në cak', ata janë të padurueshëm të mbërrijnë dhe të startojnë menjëherë!
Fëmijët e lindur në shenjën e Dashit posedojnë një natyrë pasionante, kreative dhe të parreshtur. Ata duket se kanë më shumë energji se cilido fëmijë tjetër, me vitalitet që mund të krahasohet vetëm me trimërinë e tyre të natyrshme. Qëndrimi i tyre 'unë i pari' mund të jetë sfidë për çdo njërin që tenton të luftojë apo të debatojë me shpirtin e tyre të lartë dhe mbylljen kokëfortë në vehte.
Legjendar për sinqeritetin e tyre të drejtpërdrejtë, fëmijët në shenjën e Dashit i thonë gjërat ashtu siç i shohin. Mund ti tejkalojnë kufinjët sepse janë impulsiv vetvetiu nga natyra dhe kanë prirje të mos shikojnë përpara para se ta hedhin hapin.
Si prind i një fëmijë të vogël Dash, për ju nuk janë të huaja shpërthimet epike të tij te zemërimit. Po, fëmijët e lindur në shenjën Dashit e kanë të vështirë ti mbajnë emocionet e tyre nën kontroll, por kjo ka dhe anën e vet pozitive: ata nuk mbajnë inat. Njëherë sa të shuhet stuhia e fishekzjarreve ashtu do të shuhet dhe zemërimi i tyre.
Pasi që fëmijët e lindur në shenjën e Dashit janë fantastik për të startuar projekte të medha, por jo dhe aq të interesuar që ti kryejnë gjer në fund, duhet të jeni i duruar me fëmijën tuaj gjersa e udhëheqni hapin e tyre në mënyrë të butë por të vendosur , duke e ndihmuar që të qëndrojë në shteg.
Pashtu përkujdesuni që të ketë sa më shumë aktivitete fizike. Çdo aktivitet i fuqishëm fizik do të jetë një çlirim i shkëlqyeshëm i energjisë së saj, dhe nëse është ndonjë sport me konkurrence aq më mirë.
Po sigurohuni që ta vërë helmetën apo ndonjë rekuizit tjetër esencial sigurie. Në ngutinë e tyre të përjetshme, fëmijët e lindur në shenjën e Dashit kanë prirje që të jenë viktimë e aksidenteve.