Nëqoftëse gjithnjë keni fjetur në shpinë, atëherë është e padëmshme ta vazhdoni edhe me tutje gjatë tremujorit të parë. Por gjersa stomaku nis të bëhet gjithnjë e më i rëndë gjatë tremujorit të dytë, është më së miri që ta ndërroni pozitën e të fjeturit.
Kur shtriheni në shpinë stomaku juaj e shtyp venën e cila e kthen gjakun nga pjesa e poshtme e trupit në zemër. Shtrirja në shpinë për një kohë të gjatë do të mund ta pengonte qarkulimin e gjakut dhe të materieve ushqyese drejt placentës dhe foshnjës tuaj në zhvillim.
Kjo gjë është potencialisht e rrezikshme, posaçërisht nëqoftëse keni tension të lartë të gjakut i cili ndikon se sa oksigjen dhe materie ushqyese do të marrë foshnja juaj. Nëqoftëse keni një dukuri të tillë, atëherë mjeku do të ju këshillojë që të fleni anash, në krahë.
Mos u merakosni në rast se bini për të fjetur në krahë dhe zgjoheni duke fjetur në shpinë. Kjo gjë ndodh tërë kohën dhe nuk do të ketë ndonjë efekt të pavolitshëm në shëndetin e foshnjës tuaj.
Prapëseprapë, provoni që ta ushtroni veten që të fleni në krahë apo në pozitë të mbledhur. Nëqoftëse keni nevojë futni një jastëk në mes të këmbëve, nën bel, apo mbrapa shpinës për të bërë pozitën tuaj të fjetjes më të rehatshme.
---------------------------------------------------------------------------------------------------------
Si të hyni në tremujorin e tretë të shtatëzanisë, nuk rekomandoj shtrimjen në shpinë për çfarëdo afati të zgjatur kohor. Kur shtriheni në shpinë, pesha e shtuar e stomakut tuaj bjen mbi venën e cila e kthen gjakun nga këmbët në zemër.
Natyrisht, kur jeni duke fjetur nuk mund ta kontrolloni se në çfarë pozitë jeni duke fjetur. Nëqoftë e jeni zgjuar në shpinë, atëherë kjo është sepse trupi juaj ju ka komanduar ta ndërroni pozitën.
Unë ju rekomandoj që të fleni në kënd, duke anuar pakës pjertas në njërën apo tjetrën anë. Poashtu mund të leni një jastëk mes këmbëve për ta bërë pozitën më të rehatshme.