Jo, përveç se kur jeni të nxehur në mënyrë të tepruar. Nuk do të dëshironit që ta ngritni temperaturën e trupit tuaj mbi 40 gradë Celzius, pasi që kjo do të mund të shkaktonte abnormalitete fizike tek foshnja juaj në zhvillim. Por gjersa jeni rehatshëm dhe jo të nxehur në mënyrë të tepruar, çdo gjë është në rregull.
Për më shumë nuk ka fakte se ekspozimi ndaj fushave elektromagnetike mund ta dëmtojë foshnjën tuaj në çfarëdo mënyre.
Përderisa e mbani temperaturën në nivel të duhur, batanija elektrike është në rregull. Temperatura ideale është ajo e cila ju ngroh por nuk ju djeg dhe nuk ju rrit temperaturën, gjë e cila mund të jetë e rrezikshme për foshnjën tuaj në zhvillim.