Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Ushqyerja me gji dhe helmet e mjedisit

Prej disa vitesh po diskutohet në opinionin publik se edhe qumështi i nënës është i ndotur. Arsyet për këtë mbështeten në faktin se në mjedis janë të pranishme disa lëndë të prodhuara nga njeriu, të cilat shpërbëhen shumë ngadalë ose aspak. Më e njohura ndër këto lëndë është DDT. Këto lëndë helmuese arrijnë të depozitohen në dhjamin e njeriut, po ashtu edhe në atë të lehonës, e cila i nxjerr pastaj edhe me qumështin e gjirit.

Qumështi i nënës nuk i humbet cilësitë e veta, edhe pse këto lëndë janë të pranishme. Por, a ka ndonjë vend, ku të tilla lëndë mund të mos i gjejmë? Edhe toka, edhe deti, edhe ajri, edhe ushqimi që hamë çdo ditë mendohet se janë të ndotura nga këto helme. Janë të njohura përparësitë e qumështit të nënës.

Nga ana tjetër, nuk janë dokumentuar deri më sot veprime që lidhen me përmbajtjen në natyrë të këtyre lëndëve. Për këtë arsye na duket e tepruar bërja e analizës së qumështit për të vërtetuar cilësitë e këtij qumështi. Po të mendojmë se qumështi i lopës, nga i cili edhe prodhohet qumështi artificial është disa herë më i ndotur, edhe njëherë do të kishim një arsye më shumë për të mos i besuar analizave të qumështit të gjirit.

Më konkrete dhe më alarmante se çfarë thamë më sipër është ekspozimi i fëmijës ndaj helmeve të pranishme në mjedisin e punës së nënës, sidomos kur ajo punon në ndërmarrje që prodhojnë bojra, diluentë, lëndë kimike etj.

Lënia e punës në këto raste, do të ishte masa më e mirë parandaluese për të mos dëmtuar fëmijën.

 

Helmi - Burimi i mundshëm

• Plumbi - Fonderitë, bateritë, qeramikat, gazi që shkarkojnë makinat

• Metilmërkuri - Zinxhirët ushqimorë (peshku), bojrat e anijeve, bojrat e mureve (kundër mykut)

• Bromuri - Prodhimet e benzinës, industria e ilaçeve

• Halotani - Mjekësia

• Hekzaklorbenzenet, DDT - Insekticidët, antiparazitarët, pesticidet

• Ngjyruesit - Bojërat e shkrimit, vajrat lubrifikuese etj.

/komuniteti

/tema e javës

Java: Komente: