Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Sporti gjatë periudhës së gjidhënjes

A lejohet marrja me sport gjatë periudhës së gjidhënjes?

Aktiviteti fizik rekomandohet menjëherë pas gjidhënjes

Aktiviteti fizik është shumë i dobishëm për gratë në periudhën e pas lindjes. Megjithatë, që të jeni të sigurta, ju dhe foshnja juaj, duhet ti përmbaheni disa rregullave të caktuara.

Merruni me sport vetëm atëherë kur ndiheni mirë. Kushtoni vëmendje gjërave që u thotë trupi juaj. Nëse ndodh që të mos ndiheni mirë gjatë treningjeve, menjëherë ndërpreni ushtrimet dhe konsultohuni me mjekun.

Kur duhet filluar me sport pas lindjes?

Fillimi me sport rekomandohet një javë pas lindjes, natyrisht nëse nuk keni pasur komplikime dhe nëse është qetësuar gjendja e gjakderdhjes.

Megjithatë, ekzistojnë sporte të caktuara të cilat nuk rekomandohen për nëna që ushqejnë me gji dhe nga ato që mund t`ia filloni menjëherë pas lindjes. Në disa raste (në rastet e operimit cezarian, gjakderdhjes…) duhet të konsultoheni me mjekun, i cili do të ju këshillojë kur është koha duhur që të filloni me aktivitete fizike.

Poashtu, ndëgjoni trupin tuaj, sepse nëse ndjeheni shumë mirë, nuk keni arsye që të mos filloni ngadalë me ushtrimet.

Sa shpesh duhet praktikuar treningjet?

Rekreacioni preferohet para mëngjesit. Poashtu, nuk duhet harruar, që ushtrimet më së miri është ti praktikoni menjëherë pasi që ta keni ushqyer foshnjen me gji.

Mjafton që të bëni trening tre herë në javë nga gjysëm ore, që të keni rezultate. Përveç kësaj, gjatë vet gjidhënjes, gruaja humb rreth 500 kalori në ditë.

Ushtroni me masë sepse lodhja e tepërt dhe e gjatë mund ta përkeqsojë kvalitetin e qumështit të nënës (në trup rritet sekrecioni i thartirës së qumështit, i cili i jep qumështit të nënës një shije të keqe të thartë) apo mund ta zvogelojë sasinë.

Cilat sporte rekomandohen për nënat në periudhën e gjidhënjes?

Noti

Ky sport do të ju ndihmojë që ta hiqni celulitin, forcon ligamentet dhe muskujt, dhe do të ndjeheni më të freskëta. Përveç kësaj, ushtrimet në ujë zvogëlojnë dukshëm shqetësimet me kurriz. Duke u nisur nga fakti që në periudhën e gjidhënjes shpesh lajmërohen problemet me shpinë, ky sport është më ideali për nënat që ushqejnë me gji.

Shëtitja

Përparësia kryesore e shëtitjes është që nuk ju duhet kohë e lirë shtesë, sepse në shëtitje mund të shkoni bashkë me foshnjen tuaj.

Ushtrime

Sa i përket ushtrimeve që i preferohen nënave që ushqejnë me gji, në vendin e parë janë ushtrimet për kurriz, shpinë, muskujt e gjoksit, ushtrimet e shtrirjes së muskujve, si dhe ushtrimet për këmbë dhe shputa.

Lojërat në ambient të hapur

Gjatë verës mund të luani lojëra në ambiente të hapura të cilat mund të ju pëlqejnë, siç janë: badminton, stoni tenis, hendboll si dhe hedhja e frizbit.

Pilates

Pilates nuk është shumë i lodhshëm dhe është i përkryer për relaksim, sepse njëkohësisht i angazhon të gjitha pjesët e trupit. Këto ushtrime janë perfekte për mirëmbajtjen e formës së mirë dhe preferohet për të gjitha gratë, sepse egzistojnë ushtrime speciale që rekomandohen për shtatzëna, ushtrimet me top, me pesha të vogla dhe më intenzive…

Cilat sporte duhet shmangur?

Vrapimi

Vrapimi është një proces energjik shumë intenziv dhe mund të ndikojë negativisht në kualitetin e qumështit të nënës.

Palestra

Shumica e ushtrimeve në palestër, si dhe në pajisjet shtëpiake nuk janë zgjedhja më e mirë për nëna që ushqejnë me gji. Arsyet janë të njejta sikurse në raste të vrapimit, ndërsa përveç kësaj, lodhja mund të shkaktojë gjakderdhje.

Artet luftarake

Aplikimi i arteve të ndryshme të formave luftarake nuk preferohet sepse përveç që janë shumë të lodhshme, egziston rreziku nga lëndimet e gjoksit.

Sportet ekstreme

Sportet ekstreme nuk rekomandohen në asnjë mënyrë. Adrenalina mund të zvogëlojë dukshëm laktacionin, ndërsa përveç kësaj egziston rreziku i madh nga lëndimet.

/komuniteti