Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

A do ta ndryshojë gjidhënja pamjen e gjinjve të mi?

Shumë gra brengosen se mos pas gjidhënjes, gjinjtë e tyre do të duken të varura dhe joaktraktive! E vërteta është se vet jeta ndikon mbi gjinjtë tona. Mosha, shtimi apo humbja në peshë, shtatzënia, efekti i gravitetit, dhe natyrisht, gjidhënja mund të ndikojë në pamjen e gjinjve.

Gjatë shtatzënisë, gjinjtë tuaj parapregatiten për gjidhënje duke u bërë më të mëdha, përderisa thithkat dhe aureola bëhet më e errët dhe pak më e madhe. Disa ditë pas lindjes, gjinjtë tuaj do jenë të mbushura dhe më të rënda sepse tani ato përmbajnë qumësht.

Rreth dy javë apo më shumë pas lindjes, gjinjtë tuaj do të kthehen në madhësinë e përafërt në të cilën ishin gjatë shtatzënisë, dhe ato mbeten ashtu derisa ju vazhdoni të ushqeni fëmijën tuaj me qumësht gjiri.

Pasi të ktheheni në peshën tuaj të para-shtatzënisë, gjinjtë tuaj me gjasë do të kthehen në madhësinë e tyre të para-shtatzënisë, por fatkeqsisht jo edhe aq të “freskëta” siç ishin para shtatzënisë.

E vetmja mënyrë për ti mbajtur në formë gjinjtë gjatë tërë jetës tuaj, është të mos mbeteni asnjëherë shtatzënë dhe të mos plakeni kurrë!/bebaime.com/

/komuniteti