Si nje nene e re, nje nga gjerat me te mira qe mund te beni per veten dhe per bebin eshte te ushqeheni shendetshem.
Edhe ne se jeni ne nxitim e siper per te ulur kilogramet e marre gjate shtatzanise, te ngrenit rregullisht ushqime qe ju japin energji do t’ju ofroje mundesine te jeni nje mam me e pira e mundshme. Kjo per arsye se duke u ushqyer me ushqime te pasura ne nutriente dhe kalori do tju jape ate energji qe nevojiteni pas lindjes.
Per nenat qe ushqejne foshnjet me gji eshte e rendesishme te dine se cilesia e qumeshtit te gjirit te tyre do te qendroje pak a shume e njejte cfaredo qe te hane. Kjo per arsye se nese ju nuk ushqeheni ashtu si duhet, trupi juaj do te ofroje rezervat e tij per te disponuar nutrientet e nevojitur per te prodhuar qumeshtin. Prandaj, per te siguruar mireqenien tuaj, me e mira qe mund te beni eshte te siguroheni qe jeni duke marre te gjithe elementet ushqyes te nevojshem per femijen tuaj duke praktikuar nje diete te larmishme. Nese ju siguroni marrjen e ketyre 12 ushqimeve, trupi juaj dhe foshnja juaj di t’ju falenderojne.
1. Peshk i kalter si skubri ose sardele ose salmon
Nuk ekziston ushqimi perfekt. Por salmoni dhe sardelet i afrohen shume nje ushqimi mrekulliberes per nenat e reja. Acidet lyrore ne keto peshq jane kritike per zhvillimin e sistemit nervor te foshnjes suaj. Eshte provuar se nenat qe konsumojne salmon dhe sardele kane nivel me te larte te ketyre acideve ne qumeshtin e tyre.
Keto yndyrna te sardeleve dhe salmonit mund te ndihmojne edhe humorin tuaj duke parandaluar depresionin e pas-lindjes.
Sasia e rekomanduar eshte rreth 350gr ne jave.
2. Bulmet me pak yndyre
Sido qofte preferenca juaj, qumesht, kos apo djathe, bulmeti eshte nje pjese shume e rendesishme e periudhes se gjidhenies. Pervec proteinave, vitaminave B dhe D, bulmeti eshte burimi me i mire i kalciumit. Gjate ushqyerjes me gji, qumeshti juaj pasurohet me Kalcium per te mbeshtetur ndertimin e kockave te foshnjes keshtu qe eshte e rendesishme te ushqeheni me sasi te mjaftueshme kalciumi per te arritur nevojat ditore.
Duke perfshire 3 porcione bulmet ne dite mund ta permbushni kete objektiv.
3. Mish vici pa dhjame
Kur nevojiteni energji si nene e re, kerkoni ushqime te pasura ne hekur, sic eshte mishi i vicit. Mangesia e hekurit mund te reflektohet me debulese dhe mungese fuqie, duke jua bere te veshtire “punen” me beben e sapolindur.
Gjithashtu, gjate laktacionit, nevojat tuaja per proteina dhe vitamine B-12 rriten ndjeshem. Mishi i vicit i permban kenaqshem keto dy nutriente.
Mjaftojne 150gr mish vici ne jave per 3-4 muajt e pare.
4. Fasulet
Fasulet, sidomos ato me ngjyre te erret (te kuqe, te zeza), jane zgjedhje shume e mire per periudhen e ushqyerjes me gji, sidomos per nenat qe kane prirje vegjetariane. Pervec hekurit, permbajne edhe sasi te kenaqshme proteinash.
Konsumoni 2 here ne jave fasule te bardha dhe 2 here nga pak fasule te kuqe ose te zeza.
5. Boronicat, manaferrat, kumbullat vishnje, frutat e pyllit
Nenat qe ushqejne femijen me gji duhet te sigurojne marrjen e dy – 4 racione frutash ne dite. Boronicat, thanat, sheget apo manaferrat jane fruta te pasura ne antioksidante dhe ju ndihmojne te arrini kollaj nevojat ditore ne keto mikro-elemente teper te cmuar. Gjithashtu permbajne minerale, vitamina dhe sheqer per t’ju dhene energji.
Rreth 150gr fruta pylli ne dite do ishte kenaqshem.
6. Orizi kafe
Pas lindjes, grate perpiqen te ulin ne menyre drastike konsumin e karbohidrateve me qellim te rrezojne peshe. Reina e menjehershme ne peshe mund te kete pasoje uljen e prodhimit te qumeshtit te gjirit dhe mund te shkaktoje debulese dhe lodhje. Eshte mire qe te konsumoni karbohidrate komplekse – te pasur ne fibra bimore si orizi integral per te siguruar energjine e mjaftueshme per te prodhuar qumeshtin me cilesor te mundshem per foshnjen.
Perdorni 1-2 here ne jave orizin kaf ose te eger.
7. Portokallet
Portokallet jane nje burim shume i shendetshem energjie per nenen. Grate qe ushqejne me gji foshnjen kane me shume nevoje per vitamine C sesa grate shtatzane, per kete arsye portokallet dhe agrumet ne pergjithesi jane zgjedhje e shkelqyer. Edhe lengu i shtrydhur i portokalleve eshte nje zgjidhje e kenaqshme pasi vitamine C eshte me e perqendruar.
1 portokall ose mandarine ose qitro ne dite eshte e nevojshme.
8. Vezet
E verdha e vezes eshte nje nga burimet e pakta te vitamines D – nje vitamine esenciale per te mbajtur kockat tuaja te forta dhe per te siguruar zhvillim te mire te kockave te bebit. Pervec kesaj, vezet jane nje burim i mire proteinash me vleren me te larte biologjike. Vezet mund ti perdorni ne forme omelete me zarzavate, te ziera neper sallata apo ne supa te ndryshme.
Kur ju jepet mundesia per veze fshati te mira mund te konsumoni cdo dite nga nje.
9. Buke e zeze
Acidi folik eshte shume i rendesishem javet e para te shtatzanise dhe muajt e pare pas lindjes per te pasur nivele optimale ne qumeshtin e gjirit. Kjo vitamine eshte teper kyce per foshnjen per te siguruar nje shendet te mire. Gjithashtu eshte kritike per mireqenien tuaj. Buka e zeze dhe drithrat e plota permbajne gjithashtu edhe fibra dhe hekur.
10. Zarzavatet jeshile
Lista e benefiteve nga konsumi i zarzavateve si spinaqi, brokoli lakrat e egra, eshte shume e gjate. Ato jane plot me vitamine A e cila eshte shume e rendesishme te merret nga foshnja nepermjet qumeshtit te gjirit. Keto zarzavate jane nje burim i mire edhe i kalciumit. Keto ushqime jane te pasura ne elemente mbrojtes per zemren nderkohe qe kane shume pak kalori.
Mos te kaloj dita pa nje racion te bollshem gjethe jeshile!
11. Drithrat e plota
Pas nje nate te lodhshme nje mengjes me drithra me fibra eshte nje zgjedhje e shkelqyer. Une rekomandoj qumeshtin e ngrohte me 2-3 luge tershere dhe 1 luge boronica te thara per te filluar diten fuqishem.
Zevendesoni te pakten gjysmen e drithrave me ato te plotat.
12. Uji
Dehidratimi eshte shpesh i pranishem dhe mjaft i demshem per nenen me gji. Eshte e nevojshme te hidratoheni me se miri per te pasur energji dhe qumesht mjaftueshem gjate dites. Mund te permbushni nevojat ne lengje edhe nepermjet qumeshtit dhe lengjeve te frutave te fresket, por beni kujdes kur vjen fjala per pije me kafeine si kafja dhe caji. Mos konsumoni me shume se 2-3 filxhane kafe ose zgjidheni kafen pa kafeine. Kjo per arsye se kafeina deperton ne qumeshtin tuaj dhe mund te shkaktoje irritim dhe crregullim te gjumit te bebit. Perkundrazi, caji i kamomilit dhe finokut qe konsumohet nga nena mund te depertoje me efektet qetesuese edhe ne qumesht duke dhene rezultate te bebet.
Minimalisht nevojiten 2L uje ne dite per nje nene qe ushqen femijen me gji.
Burimi: blerinadiet.al