Sa më shpejt që të fillojë fëmiu të mësojë gjuhë të huaja, do ta ketë më të lehtë që të pasurojë fondin e fjalorit të tij. Kështu një ditë do të mund të bëhet një poliglot.
Më së miri është që ti mësojë gjuhët e huaja në mënyrë spontane, me anë të lojës, pa presionin e të rriturve, sepse ashtu mund të keni kontra efekt, dhe fëmiu mund të mos ketë më dëshirë për të mësuar.
Fëmijët para se të shkojnë në shkollë kanë aftësi për të mësuar gjuhë të huaja, theksojnë ekspertët. Madje, thonë që fillimi i hershëm për të mësuar gjuhët, që në moshën parashkollore, 5-6 vjeç, është mënyra më e mirë që fëmiu të mësojë ndonjë gjuhë të huaj dhe të flasë sikurse ta kishte gjuhën amtare.
Megjithëse, prindërit shpesh mendojnë që fëmijët e asaj moshe nuk duhet ti përfshijnë në mësimin e gjuhëve të huaja. Arsyetimet më të shpeshta të prindërve të cilat i ndëgjojmë janë: akoma është herët, ka kohë për atë, do të mësohen posa të shkojnë në shkollë, edhe une kam mësuar vonë çfarë ka të keqe aty etj etj.
Kjo qasje nuk është e mirë sepse fëmijët kanë më shumë aftësi dhe mundësi se sa që mendojnë prindërit. Aftësitë e fëmijëve kurrë nuk duhet hedhur poshtë. Natyrisht, nuk duhet as ti tej ngarkoni me shumë obligime se sa që mund ti arrijnë ti kryejnë.