• Flauta e gjatë apo bllok-flauta është shpesh instrumenti i parë dhe hyrje e mirë për të lozur muzikë. Madje mund të gjendet nëpër dyqane edhe me çmime të ulëta. Fëmijët mund të fillojnë të luajnë në flautë të gjatë, kur gishtërinjtë e tyre janë mjaft të gjatë sa për ti mbuluar vrimat. Mosha e preferuar: 5+
• Fëmija mund të luajë në piano kur të arrijë të prekë tastaturën dhe kur të ketë mjaft fuqi që të mund të shtyp butonët. Mosha e preferuar: 5+
• Instrumentet me tela zakonisht mund të gjenden si prodhime me madhësi të vogla, për shembull 1/8 më e vogël se madhësia normale, i dedikuar pikërisht për fëmijë të vegjël, në mënyrë që ata të fillojnë të luajnë shumë herët. Disa fëmijë luajnë në violinë që në moshën 4 vjeçare. Mosha e preferuar: 5+ për violinë, 7+ për violë dhe violinçelo.
• Disa instrumente frymore nuk rekomandohen për të lozur fëmijët e vegjël, për shkak të shtypjes që bëhet në dhëmbë, për shkak të madhësisë së instrumentit, fuqisë së gojës e cila nevojitet dhe forcës së fryrjes që nevojitet për të prodhuar tingullin. Mosha e preferuar: 8+ (flauta, klarineti); 10+ (saksofoni, tromboni, boria).
• Kitarat mund të gjenden edhe në madhësi më të vogla dhe janë të preferuarat e shumë fëmijëve nëpër shkolla. Shumë profesorë këshillojnë që të fillohet me kitarë akustike me tela nga najlloni para se të kalohet në kitarë elektrike. Mosha e preferuar: 7+
• Daullet, si dhe kitarat elektrike, mund të jenë të preferuarat në zgjedhjen e instrumenteve për shkak të faktorit “rock”. Edhe pse duken të lehta për të luajtur në to, në fakt nuk janë! Por janë shumë argëtuese. Mosha e preferuar: 7+