Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Nëna e zënë me punë – nga dëshpërimi gjer tek lumturia

Si shumica e nënave të punësuara, sigurisht shpesh keni dëshiruar që të lindni mashkull apo së paku të keni një ndihmesë të përkryer të shtëpisë / kujdestare, e cila pa problem do ti organizojë të gjitha punët në shtëpi, të hekurosë, të zgjedh konflikte në mes të fëmijëve, të paguajë fatura dhe të pregatisë darkën. Mendoni gëzimin dhe lehtësimin që do të ndjeni sikur të mos kishit nevojë ti bëni të gjitha këto! Atëherë do të kishit mundësi që të uleni në kolltuk, të lexoni libër apo thjeshtë të lexoni magazinën tuaj të preferuar.

Është e vërtetë që gratë, e pranojmë apo jo, gjithmonë kemi mashtruar në mënyrën se si ti kryejmë të gjitha punët në lidhje me funksionimin normal të familjes. Kur këtyre punëve të shtëpisë i shtojmë edhe shkuarjen në punë, atëherë punët nuk kanë të përfunduar. Obligimet familjare janë obligime të mira dhe nuk ka asgjë më të ëmbël se sa brenga rreth fëmijës tuaj, por nuk mund ti fshehim faktet që megjithatë kjo punë kërkon kohë dhe energji.

Ja disa gjëra të cilat do të ju ndihmojnë në momentet dëshpëruese dhe të lodhshme:

1. Vëni veten në majën e listës së prioriteteve

Jini vetvetes prioritet madje edhe kur nuk jeni të sigurta që nuk keni asnjë moment kohë të lirë. Nënat e suksesshme, të punësuara, e kanë mësuar në kohë kur duhet të ndajnë kohë për vetveten. Nëse nuk jeni të kënaqura, nuk do të jeni as të lumtura. Fëmijët tuaj, si dhe partneri, sigurisht që dëshirojnë më shumë të kenë një nënë të lumtur dhe shtëpi të parregullt, se sa shtëpi të rregullt dhe nënë të dëshpëruar!

2. Secili ka nevojë për përqafim

Lusni partnerin apo fëmijën që të ju përqafojë dhe ndani ca çaste për të menduar rreth asaj se sa jeni të lumtura që jeni bërë nëna. Madje edhe kur keni ditë të keqe në punë, fëmija ka marrë notë të dobët, apo partneri nuk iu ka ndihmuar rreth punëve të shtëpisë, kujtohuni se sa gëzim ju sjell familja e juaj.

3. Mendoni rreth dobive që keni nga puna e tepërt

Hulumtimet kanë treguar që gratë punojnë nga arsye të ndryshme, ku edhe një pjesë e mirë e tyre i atribuohet meshkujve. Nuk është në pyetje vetëm përfitimi financiar apo situata ekonomike familjare, si arsye për të cilat gratë vendosin të kalojnë nga 8 orë në ditë në zyre, por edhe ndjenja e përmbushjes, vërtetimit të aftësive personale, ndjenja e forcës, pavarësia, statusi shoqëror dhe kontaktet. Gratë gjejnë kuptim e sfidë në zhvillim të karierës dhe zhvillimit personal, dhe kjo u jep kënaqësi po aq sa edhe meshkujve.

4. Ndani kohë për të festuar sukseset tuaja

Shumica e nënave të punësuara, me ndihmën e suksesit në punë, zbusin të gjitha ato aspekte stresuese të jetës dhe në atë mënyrë e mirëmbajnë qëndrimin pozitiv. Mos harroni të ndani kohë që të festoni secilin sukses që arrini, sepse pikërisht ajo ju ndihmon që të përparoni tutje.

5. Mësoni se si të arrini suksese

Nga të gjitha mekanizmat të cilat i përdorin nënat e punësuara që të kenë sukses, arma më e fortë është gadishmëria që të braktisin përsosmërinë. Supergratë dhe superheroinat nuk egzistojnë në jetën reale.

Mos hezitoni në mënyrë që ti lëshoni standardet për mirëmbajtjen e shtëpisë, sepse askush përveç jush nuk do ta vërejë nëse sipërfaqja nuk është e glancuar apo nëse furra juaj ka mbetur pa pastruar nga dreka e fundit. Gjeni receta të thjeshta për shujta të shëndetshme, apo blini ushqim të gatshëm në mënyrë që të keni kohë më shumë për familjen tuaj. Përfshini partnerin në ndarjen e obligimeve apo nëse është e mundur siguroni ndihmë.

6. Keni së paku një mike, e cila do të ju dëgjojë dhe do të ju përkrahë

Sado që të jeni të organizuara mirë, gjithmonë ndodh që ndonjë ditë të shkatërrohet i tërë organizimi, ditë kur keni fuqi vetëm për t`u dorëzuar. Largoni atë nga vetvetja, thërrisni ndonjë mike dhe rrëfehuni se çfarë ju mundon apo dilni së bashku për kafe dhe hapini zemrën. Sido që të jetë, largoni ndjenjat e pakëndshme nga vetvetja dhe vazhdoni tutje.

/komuniteti