Rrethi familjar i balansuar mirë dhe plot harmoni është themelor për zhvillimin shpirtëror të drejtë të fëmiut. Fatkeqsisht ndodh që prindërit shpesh janë të paaftë që të bëhen një shembull i mire për fëmijët dhe bëhen të prirur për të bërë gabime.
Marrëdhënja jo e shëndoshë e prindërve, përkrah marrëdhënjes së mirë me fëmijët, mjafton që të ndërprejë zhvillimin normal të fëmiut me një hije, të cilën askush nuk mund ta fshiejë.
Ndarja e fëmiut nga shtëpia e prindërve, veçanërisht nga nëna, është gabimi më i madh. Këtë duhet bërë vetëm në rastet nëse nëna është e sëmurë rëndë. Veçanërisht mbetet shenjë në fëmijërinë e fëmiut, nëse kjo bëhet në periudhën kur është fëmijë i vogël apo në kohën e pubertetit.
Përkedhelja e tepërt është poashtu një arsye tjetër të cilën e bëjnë prindërit, sidomos nënat. Fëmiu shpejt e kupton që është prijës në shtëpi dhe do mundohet të merr pushtetin e tij. Fëmijët e tillë shpesh janë të prirur për anoreksi psiqike. Duke refuzuar ushqimin, nënvlerëson dhe mban nën pushtet prindërit e butë.
Dashuria e tepërt poashtu është e theksuar tek nënat. Këto nëna nuk janë të afta për të dalluar çfarë është e mirë dhe çfarë është e keqe. Nëna sheh vetëm tiparet e mira “fëmiu më i mirë i nënës”. Rrethi më i gjërë do vërejë të gjitha tiparet reale dhe atëherë paraqiten konfliktet e panevojshme.
Rritja pa dashuri shfaqet më së shpeshti tek fëmijët e gruas apo burrit. Ata mbeten fatkeq për tërë jetën.
Rritja me frikën nga sëmundjet dhe fatkeqësitë, vërehet sidomos tek prindërit hipokondrik – frika nga sëmundjet. Këta prindër jetojnë tërë kohën me frikën se fëmiut mund ti ndodh diçka. Ata nuk e lejojnë të rri vetëm, sepse është i vogël, i dobët, dhe mund të lëndohet – kështu mendojnë ata. Ky fëmijë bëhet tiran në shtëpi. Kur të pavarësohet dhe rritet, vështirë bëhet i gjindshëm në jetë, gjithmonë ka nevojë për ndihmën e prindërve.
Ashpërsia e tepruar është paraqitje negative e cila jep rezultate jo të mira. Çfarëdo që bën fëmiu është e gabuar, gjithmonë i gjeni ndonjë gjë për ti thënë. Dënohet edhe për gabimin më të vogël, shpesh dhe ashpër. Aty egzistojnë dy lloje të reagimit. Ose fëmiu i ndeëgjon prindërit dhe më pas formon karakter të keq, ose mbyllet në vetvete dhe bëhet njeri i mërzitur.
Mospërputhja qëndron aty që prindërit nuk kanë qëndrim të caktuar në lidhje me edukimin e fëmiut. Fëmiut një gjë, një ditë i lejohet, ndërsa ditën tjetër e njejta gjë i ndalohet. Në këto raste fëmiu gjendet në dilemë, dhe nuk di çfarë të bëjë. Nuk është e rrallë kjo paraqitje e prindërve. Nëna është e butë – ndërsa babai i ashpër. Kjo krijon pasoja negative tek foshnja.
Edukimi fëmiut si qenie shoqërore, është veçanërisht i rëndësishëm që të jetë i barabartë në mesin e fëmijëve të tjerë.