Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Mësoni të flisni me fëmijët

Sezona e pushimeve, festave, koha ideale për t`iu përkushtuar familjes. Në këtë kategori hyn, përveç pastrimit të shtëpisë, pregatitjes së ushqimit, lojës, vizitave të miqve, edhe një segment shumë i rëndësishëm – biseda. Si prind, shfrytëzoni secilin moment të lirë që të bisedoni me fëmijët tuaj. Për ata kjo do të ishte shumë e vlefshme.

Biseda në mes të prindit dhe fëmijës, është një zhvillim shumë i rëndësishëm emocional, psiqik, social dhe moral i fëmijës. Ajo është një pjesë përbërëse e prindërimit siç janë artet e teknikat që mësohen, shpjegojnë pedagogët dhe këshilluesit psikolog.

Për këtë, kur të bëheni me fëmijë, armatosuni me durim, keni vullnet për të mësuar dhe për tu zhvilluar. Në kuptimin komunikativ, është e rëndësishme që të mos egzistojnë tema tabu në mes të prindit dhe fëmijës.

Si të flasim

E rëndësishme është që prindërit të njohin fëmijën e tyre, ta pranojnë ashtu siç është, dhe të mundohen ta formësojnë ashtu si mendojnë që duhet të jetë. Në moshën të re, duke mësuar aftesitë themelore, veçanërisht kur është në pyetje siguria, nuk egzistojnë dilema – prindi paraqet kufizimet të cilat duhen të respektohen.

Natyrisht, prindërit vendosin kufizime edhe kur janë fëmijët më të rritur. Si dhe a do të bisedojë prindi me fëmijët e tij, mvaret nga mënyra e kontaktit i cili mbretëron në familje.

E rëndësishme është që prindërit të bisedojnë me fëmijët, të kenë besim në ta dhe që kjo marrëdhënie të jetë reciproke. Kjo nuk nënkupton që të marrin përgjegjësitë e fëmijës si të tyren, por që me anë të bisedës ti sqarojnë fëmijës kufizimet çfarë lejohet . Të gjitha këto mvaren nga shumë faktorë.

Përse është biseda e rëndësishme

Biseda mundëson që të kuptohen nevojat e fëmijës dhe nevojat e prindërve. Në familjet e kufizuara dobët nuk janë të qarta nevojat e fëmijëve, e le më të prindërve. Në familjet e tejkufizuara kur kufizimet janë të ngurta dhe të ngjeshura, prindërit zakonisht presin dhe nuk kanë interesime personale për ndjenjat e fëmijës.

Shumë familje kanë kontakte vetëm në një dimension – lidhen apo diferencohen më lehtë. Kjo formë ekstreme e baraspeshimit pengon procesin e zhvillimit të shëndetshëm të personalitetit të fëmijës.

Kur kufizimet janë të dobëta, gjithçka është konfuze: prindërit nuk e kanë të qartë punën e tyre, ndërsa fëmijët detyrat e tyre. Lidhen së tepërmi me jetën e mbrendshme të fëmijës, bëhen opsesivë, brengosen dhe mundohen të ndikojnë mbi fëmijën dhe ta ndryshojnë atë.

Në këtë mënyrë, prindërit nuk e shohin fëmijën e tyre si dikë që ka zgjedhje dhe që mban përgjegjësi për pasojat e sjelljes së tyre. Prindi merr motivimin, diciplinën, fajin, brengën si të veten dhe më pastaj ai mbetet i pazhvilluar në repertoarin e sjelljes së fëmijës. Në anën tjetër janë familjet me kufizime të ngurta. Këta prindër u bëjnë të ditur fëmijëve të tyre pritjet dhe kufizimet e sjelljes së tyre por pa asnjë interesim dhe angazhim të tyre – atyre më shumë u intereson se si sillet apo çfarë bën fëmija, dhe jo çfarë ndjen apo mendon. Ky gjithsesi nuk është një model i mirë.

/komuniteti