Me fëmijët është më e lehtë të bisedoni përderisa po luani, shëtiteni, shikoni TV, se sa kur qëndroni duke e bombarduar me pyetje.
Prindërit dëshirojnë që gjithmonë të dijnë se çfarë po sillet në kokën e fëmijëve të tyre, për çfarë po mendojnë, çfarë po u ndodh, nëse ndokush i ka lënduar, lavdëruar, rrahur, kërcënuar, kë e simpatizojnë…Fatkeqsisht, kjo zakonisht nuk u shkon për dore.
Fëmijët e vegjël shpesh nuk janë në gjendje të shprehin mendimet e veta, e as nuk dijnë që të flasin me precizitet për eksperiencat e tyre, përderisa ata më të mëdhenjtë mundohen që të fshihen pas prindërve, të ruajnë pjesët intime për vete, sepse sekretet më me dëshirë do ti ndanin me shokët sesa me prindërit. Në anën tjetër, as prindërit shpesh nuk janë të mirë në komunikim me ta, prandaj i sulmojnë me pyetje direkte, ndërsa kur fëmijët dëshirojnë të flasin, ata shpesh nuk kanë kohë, sepse janë shumë të zënë me punë.