Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Çfarë do të bëhesh kur të rritesh?

Profesionet e imagjinuara dhe loja në role të ndryshme është shumë e rëndësishme për psiqikën e fëmijës

Loja me role të ndryshme është shumë e rëndësishme për mendjet e fëmijëve, sepse ajo ndihmon për të kuptuar se çfarë vendi kanë ata në rrethin tonë... Shpesh ndodh që fëmijët e fillojnë rrugën e tyre nga shembujt e marrë në fëmijëri, prandaj është obligim i prindërve që ti drejtojnë ata, nga shembujt e mirë.

Fëmijët rreth moshës 4-5 vjeç fillojnë të shfaqin interesim për profesionet në të ardhmen. Në këtë moshë provojnë role të ndryshme dhe imitojnë prindërit, në fillim identifikohen me rolin e nënës apo babait, vajzat ziejnë dhe veshin take, ndërsa djemtë i japin makinave apo imitojnë sportet me të cilat merren baballaret e tyre. Pas një kohe të gjatë imitimi për profesionet tashmë të njohura, ata lozin doktorësh, mjeshtërish, shitësish…

Edhe pse ato janë ëndërrimet e para zakonisht nën ndikimin e rrethit dhe interesimeve momentale, ekspertët mendojnë që nga ato mund të fillojnë interesimet e fëmijëve. Është normale që fëmija të ndryshojë interesimin për profesionin në të ardhmen, gjë që është karakteristike për fëmijët inteligjent dhe kurreshtare, të cilët dëshirojnë të provojnë sa më shumë role të ndryshme.

Roli i prindërve në këtë është shumë i rëndësishëm, pohojnë psikologët, sepse ata me shembujt e tyre formësojnë interesimet, por edhe në çfarë i drejtojnë. Kjo nënkupton që me fëmijët duhet të bisedohet se çfarë është suksesi, sa është i rëndësishëm ai, dhe përse është mirë të zgjedhet profesioni i cili do ti bëjë të lumtur.

Çdo fëmijë duhet të shpërblehet për suksesin dhe të ndihmohet të tejkalojë dështimin. Shembujt mund të jenë të ndryshëm por më e rëndësishme është që fëmijët të drejtohen nga shembujt e suksesshëm dhe tju spjegohet çfarë dmth kjo por me gjuhën në të cilën fëmijët mund ta kuptojnë. Sportistët e suksesshëm mund të jenë një shembull i shkëlqyer, sidomos nëse fëmija e pëlqen sportin.

Profesionet e imagjinuara dhe loja në role të ndryshme është shumë e rëndësishme për psiqikën e fëmijës, pohojnë psikologët, sepse kjo u ndihmon atyre që të identifikohen me gjininë e tyre dhe të kuptojnë pozitën e tyre në rrethin e ngushtë. Përmes lojës, fëmijët përjetojnë dhe tejkalojnë situata të ndryshme, e kuptojnë se çfarë është e rëndësishme, se çfarë duan, i vërtetojnë dijenitë e tyre në shembujt praktik. Përsëritja e aktiviteteve të caktuara është e mirë edhe për durimin e tyre, sepse kjo u vërteton që ata munden dhe mund të jenë shumë të suksesshëm.

Nëse djali juaj dëshiron të luaj me profesione “femrash” apo e kundërta, duhet ti lejohet, pohojnë ekspertët. Është gabim të ndalohen lojëra të tilla, sepse pikërisht rolet e ndryshme tek fëmijët krijojnë fotografi më të qartë për atë se çfarë janë ata. Është e rëndësishme të ndiqet se çfarë zgjedh fëmija juaj, sepse kjo mund t`ju thotë shumë për dëshirat, nevojat dhe frikën e tyre. Parashkollorët nuk janë të pjekur që ti shprehin verbalisht emocionet e tyre, prandaj përmes lojës mund të “bisedojnë ” me fëmijët e tyre dhe të kuptojnë çfarë është e rëndësishme, apo se çfarë i mundon ata.

Zgjedhja e profesionit të ardhshëm ndodh edhe gjatë blerjes së lodrave, pohojnë ekspertët, prandaj është e rëndësishme që lodra të jetë e përshtatshme për moshen dhe interesin e fëmijës, dhe të jetë kreative. Prandaj për këtë, mos i bleni djemve vetëm makina dhe vajzave vetëm kukulla. Jashtëzakonisht edukative janë kubët kreative dhe lojërat puzzle sepse hyn në funksion imagjinata. Plastelina, ngjyrat, puzzle… janë të shkëlqyeshme për zhvillimin dhe të menduarit kreativ.

Edhe nëse fëmija juaj shumë shpejtë do ndryshojë mendjen rreth asaj se “çfarë do të bëhet kur të rritet”, secilën prej zgjedhjeve mbështeteni. Kjo do ti qojë mesazhin fëmijës që do jeni pranë tij, çfarëdo zgjedhje që të bëjë dhe nuk do shqetësohet rreth asaj se mos juve nuk ju pëlqen. Nuk është mirë ta pengoni fëmijën dhe ti ndaloni atij të fantazojë. Mos e përqeshni kur fantazon këngë apo ngjarje. Loja me role të ndryshme, të imagjinuarit e profesioneve dhe fantazive, janë rrugët që çojnë fëmijët më vonë në zgjedhjen e profesionit të cilin me të vërtetë do ta interesojë dhe do ta dojë.

Çfarë dëshirojnë fëmijët më së shumti?

Hulumtimet tregojnë që vajzat më së shpeshti kanë dëshirë të bëhen mësuese, edukatore, sjuardesa, këngëtare apo frizere, përderisa djemtë zakonisht dëshirojnë të bëhen vozitës, mjek, mjeshtër apo polic trafiku. Psikologët shpjegojnë që për këto rezultate në një masë të madhe janë fajtore mediat sepse fëmijët thithin të gjitha gjërat që shohin në TV dhe në masë të madhe sipas kësaj i formojnë interesimet.

Për këtë prindërit këshillohen që fëmijët të shikojnë programe fëmijësh, emisione edukative dhe filma vizatimor joagresivë, sepse ata do të identifikohen me po ato role. Poashtu, moshatarët i kontribuojnë asaj se çfarë do të dëshirojë dhe si do të zhvillohet, prandaj nuk është keq që në moshën parashkollore të ndikoni në atë se me kë shoqërohet, pohojnë ekspertët. /bebaime.com/

/komuniteti