Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Kremtimi i ditëlindjes së dytë të fëmiut tuaj

Udhëzime rreth kremtimit të ditëlindjes së dytë

Ditëlindja e dytë e fëmiut tuaj po afron dhe ju do të dëshironit ta kremtoni.

Por si?

Lexoni disa nga udhëzimet tona në listën e mëposhtme.

Ide për ëmbëlsira

Për çfarë është i gatshëm fëmiu juaj

Përderisa ai nxiton për ditëlindjen e tij të dytë, fëmiu juaj mund të ngjitet dhe bëhet i pavarur për një moment por do të dëshirojë të jetë i lirë dhe i lëvizshëm momentin tjetër.

Duke lozur i lumtur me fëmijët tjerë, fëmiu juaj nuk do të thotë që është me të vërtetë social. Kjo dmth që kjo festë nuk ka të bëjë realisht me ftesën e fëmijëve të tjerë për kënaqësinë e fëmiut tuaj – kjo do të ketë më shumë rëndësi në ditëlindjen e tij të tretë. Më shumë ka të bëjë me kremtimin me njerëzit të cilët janë të rëndësishëm për familjen tuaj. Ai mund të kërkojë lojërat e tij nga të ftuarit, mund të bërtasë, të godet.

Nëse mendoni që kjo është një çështje që kërkon trajtim, atëherë mobilizohuni me strategji për të drejtuar agresionin dhe për të inkurajuar atë për të ndarë lodrat me të tjerët. Më së miri është që të bëhet një festë e butë me mbikqyrje të mirë nga i rrituri dhe me më pak të ftuar.

Kë ta thërrisni

Ju sigurisht keni familjen e ngushtë në listën tuaj, por përveç tyre do të dëshironit të ftoni edhe më shumë fëmijë me prindërit e tyre.

Por mendoni së pari se si mund të reagojë fëmiu juaj në numrin e madh të të ftuarve. Ai do të ju ndihmojë të bëni zgjedhjen e ftesave apo të ju ndihmojë në shtëpi rreth pregatitjes. Duke e lejuar atë të ju ndihmojë, do të bëni atë të ndihet më i pregatitur se kurrë, kur të vijë dita e rëndësishme.

Zgjedhja e kohës

Shumë fëmijë në këtë moshë bëjnë gjumin e pasdites, pra merrni parasysh edhe këtë para se të vendosni për kohën e festës.

Ju ndoshta do të dëshironi të vendosni për paraditen apo për pasditen e vonshme për të bërë festën. Kremtoni shkurtë dhe lezeqëm – një orë deri në dy është kohë e duhur për fëmijët e vegjël.

Zgjedhja e vendit

Shtëpia është vendi më i lehtë për të festuar por nëse keni numër më të madh të të ftuarve apo nëse nuk keni vend të mjaftueshëm për mysafirët në shtëpi, ndoshta do të mund të kremtonit në ndonjë vend tjetër si psh. në ndonjë vend të lodrave, park, shkollë apo restorant. Disa nga këto mund ta organizojnë tërë ndejën për ju.

Zgjedhja e dekorit

Nuk është përmbajtës i rëndësishëm, por shumica e 2 vjeçarëve janë adhurues të personazheve të kafshëve apo lodrave.

Imagjinoni psh dekorimet nga bananet apo ndonjë ëmbëlsire në formë kapele me ngjyra të ndezura, apo edhe ftesa në formë fluture. Të gjitha këto mund të jenë shumë interesante për fëmijët e vegjël.

Ushqimi

Nëse festa juaj nuk ndodh në kohë dreke, atëherë ju nuk do të duhet të brengoseni shumë – një koktej i vogël për fëmijët nga grickat dhe lëngjet do të jetë i mjaftueshëm.

Nëse ndodh gjatë drekës apo darkës, atëherë porcionet e vogla jane ideale, siç mund të jenë sanduiqet, mafinët, mini-picat, krekerët etj.

Do të keni nevojë për numër të mjaftueshëm të ulëseve dhe tavolinave për ti akomoduar të gjithë fëmijët. Nëse kjo paraqet problem, atëherë bëjeni në formë ‘pikniku’ në natyrë.

Lojërat dhe aktivitetet

Është ide e mirë për të planifikuar disa aktivitete por mos u brengosni nëse fëmijët përfundojnë duke lozur secili me lojën e vet të preferuar.

Lojërat dhe aktivitetet e thjeshta që bëjnë fëmijët, apo vallëzimi nën tingujt e muzikës, bën që atmosfera të jetë shumë e këndshme.

Ndoshta para përfundimit të festës, do të donit tju lexoni diçka fëmijëve për ti qetësuar ata sado pak para se të shkojnë në shtëpi.

Pakot me sheqerka

Nga mosha 2 vjeçare, të ftuarit do të vlerësojnë pakot e vogla me sheqerka.

Nuk keni nevojë që të shpenzoni shumë – mundeni edhe me shpenzime më të vogla, siç janë ngjyrat, kafshët e plastikës apo figurinat, makinat e vogla, byzylykët plastikë, ballonet apo letrat ngjitëse me vizatime, të krijoni atmosferë festive, emocione dhe dëfrim.

Dhuratat e ditëlindjes

Nëse fëmiu juaj hap dhuratat para fëmijëve të tjerë, pregatituni për ndezjen e fitilit të zemërimit gjatë shpërndarjes. Nëse vendosni të prisni që dhuratat ti hapni pasi që të ftuarit të shkojnë, mos harroni ti falenderoni më pas.

Çfarë mund ti dhuroni fëmiut 2 vjeçarë?

Lexoni listën e idejave për dhurata tek bebaime.com

 

/komuniteti

/tema e javës

Java: Komente: